Njeriu modern në “kohë moderne” po kalon çdo limit
Pse çdo ditë dhe më shumë hasim në probleme? “ Vrasje”, “Krime”, “Vjedhje”, “Përdhunime”, edhe më shumë se në të kaluarën e afërt që ishin kohë shumë më të vështira, e njerëzit më të uritur për çdo send.
Shtjefën Ujkaj
Njeriu në këtë kohë të modernizuar është duke u ç’ orientuar, askush nuk donë t’ ia di për ata se çfarë ishte, për atë njeriun normal, për atë njeriun e vuajtur e të munduar për familjen e vet.
Sot nëse një i ri apo një e re nuk përshtatet me bashkëmoshatarët e të cilët konsumojnë alkool e po ashtu edhe drogë në përditshmëri, je automatikisht i larguar dhe i përqeshur nga ata. Me keqardhje, por sot është duke dominuar çdo gjë që është djallëzore. Po kjo a mund të quhet kohë moderne? Apo njerëz të modernizuar?
Është e vërtetë se interneti dhe teknologjia janë të shpërndarë tek njerëzit, edhe këto dita ditës fuqizohen e bëhen edhe më të përhapura, por këto nuk mund t’ a ndryshojnë njeriun, këto nuk t’ a bëjnë “robot” e as njeri pa ndjenja dhe pa karakter si individ apo edhe më gjerë.
Në mes të tjerash në këto kohë shumë pak respekt po u dedikohet prindërve, nënës dhe babait, atyre që na sollën në jetë. Por asgjë nuk është për t’u çuditur, sepse njeriut të shkolluar, të ngopur, duke mos pasur mungesa materiale i humbi vlera, u bë si një “kafshë”. Sa gjynah për të shkretët prind, sa gjynah kur shohin se kënd e kanë mëkëmbë, sa dhimbje ndjejnë ata..
A thua njeri dhe kohë moderne mund të quhet mos frekuentimi i institucioneve të rëndësishme që janë për një njeri, si: Kisha, Xhamia, Teatri, Biblioteka e kështu me radhë.. A thua e lëna e tyre pas dore është një mëkat që paguhet rënd, nga vetë fakti se kërkohet zëvendësimi i tyre. Po zëvendësimi i cili është? Ai vendi për konsumim të drogës, për lojëra të rrezikshme e të tjera.
Njeriu modern në “kohë moderne” po kalon çdo limit, vlerat njerëzore nuk po i gjinden, ai mendon shumë pak për jetën normale dhe reale dhe i kushton shumë rëndësi jetës “moderniste”. Po ky a donë të kenë familje? Ku është fëmija, shoqëria, marrëdhënia me njerëz të ngushtë? Askund.. Kujt i kushtohet rëndësi?
Asaj mënyrës se si të fitohen gjërat materiale më shpejtë, e këtu hyjnë “vjedhjet”, “droga”, “prostitucioni”, “vrasjet” dhe të gjitha ato që janë të padëshirueshme për shoqërinë normale, për familjet që kanë rregulla dhe nuk janë “modern”.
http://infoshqip.me


Leave a Reply