Vendimi për heqjen e taksave dhe barrierave kufitare, për lëvizjen e lire te mallrave dhe njerëzve, është hapi i pare drejtë bashkimit kombëtar qe është totalisht legjitim. Bashkimi politike fillon nga bashkimi ekonomik. Hapat e mëtejshëm te dy qeverive duhet te jenë.
1- Përveç heqjes totale te taksave dhe doganave, duhet nxitur rritja ekonomike. Te dy qeveritë duhet te hartojnë strategji te përbashkëta investimi ne bashkëpunim me biznesin, për te investuar ne vend ne fushën e bujqësisë, industrisë se lehtë dhe ushqimore , asaj te rënd dhe minerale por edhe te turizmit. Te hartojnë politika qe paraja te mbesi tek Shqiptarët dhe jo te dali jashtë vendit.
2- Dhënia e shtetësisë shqiptare, çdo Shqiptari kudo qe ai gjendet ne botë qe duhet te filloj me Dardaninë.
3- Bashkimi arsimor dhe kulturore qe do te thotë, programe te përbashkëta arsimore që nuk është vetëm ne funksion te paqes sociale por edhe te rritjes ekonomike.
4- Ne politike te jashtme te dy qeveritë duhet te jene ne një mendje. Qëllimi duhet te jetë mbrojtja e interesave te Shqiptarëve dhe i sigurisë kombëtare.
5- Hapi final do te ishte krijimi i një qeveri te përbashkët dhe bashkimi politike qe do te behej i pashmangshëm pas bashkimit ekonomik.
Mirënjohje SHBA-ve qe kujdesen për Shqiptarët dhe gjithë miqve te Shqipërisë, qe ua mbledhin politikanëve tanë. Koha qe te flaken tej komplekset e inferioritetit dhe Shqiptarët te bashkpunojne me njeri-tjetrin. Koha qe ti thuhet mjaft presionit, shantazhit dhe marrëdhënies se vasalitetit, me disa prej fqinjeve tanë.
Te gjithe militantet partiak qe vene partine dhe politikanet para interesit kombetar, te rrine larg facebookut tim.
Burimi – Facebook i z. Elena Kocaqi


Leave a Reply