“Këtu është ferri”, këto janë fjalët që përsërisin anëtarët e grupit të kërkim-shpëtimit mes tyre teksa mundohen të shpëtojnë sa më tepër jetë.
Të paktën 11 viktima, mes të cilëve edhe 1 fëmijë, si dhe 5 të plagosur është bilanci i deritanishëm tragjedisë në Xhenova, bilanc i cili fatkeqësisht pritet të rendohet pasi nën rrënoja ka ende disa makina.
Ura e shembur në Xhenova ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera.
E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.
Top Channel
“Pas 9 minutash ndodhi tragjedia”, avokati shqiptar që i shpëtoi tragjedisë së Genova

Avokatin shqiptar Saimir Vishaj e kanë ndarë vetëm nëntë minuta nga tragjedia e Genova. Në një postim në Facebook avokati i njohur falenderon Zotin.
“Faleminderit Zoti im..mbas 9 min ndodhi tragjedia këtu në Genova”, shkruan Vishaj.
Ura Morandi u shemb rreth mesditës duke shkaktuar viktima dhe mjaft të plagosur.

Top Channel
Në tragjedi, ka edhe persona me fat

E ndërtuar në vitin 1960 ura e njohur si “ura Morandi” është shembur në afro 1 km të gjatësisë së saj duke zënë poshtë vetes automjete të ndryshme si edhe disa banesa, duk shkaktuar fatkeqësisht edhe vdekjen e dhjetëra personave, edhe pse deri tani vetëm 22 janë konfirmuar,
Por në tragjedi ka edhe persona që shpëtojnë mrekullisht, një prej tyre është edhe shoferi i kamionit në foto, që ka ndaluar fare pak metra larg pjesë së shembur të urës.
Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të.
Top Channel


Leave a Reply