Një tërmet me intensitet 5.1 gradë të Shkallës Richter, goditi sot Shqipërinë, me epiqendër në verilindje të Tiranës, 10 kilometra nga zona e Bulqizës. Lëkundjet e forta, që u regjistruan në orën 17.40, u ndjenë në qytete të ndryshme të vendit por dhe në rajon, për shkak të thellësisë së tij, sipas shpjegimit të sizmiologëve.
Deri në mbrëmje nuk janë raportuar dëme, përveç ndonjë rasti të izoluar, të plasartijeve të mureve në ndonjë banesë. Tërmeti i sotëm ishtë i ngjashëm me atë të 4 korrikut të kaluar, i cili ishte me epiqendër në zonën e Hamallajt dhe Gjirit të Lalzit, 31 kilometra në veriperëndim të Tiranës, dhe që shkaktoi jo pak panik, kryesisht në kryeqytet, ku banorë të shumtë dolën nga shtëpitë dhe zyrat, duke qëndruar për një kohë të gjatë në mjedise të hapura.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply