Në aksidentin rrugor që ka ndodhur sot në fshatin Gllarevë të Klinës, në mes të dy makinave dhe një autobusi, Policia e Kosovës ka konfirmuar se, qifti Jakup Rizë(Berisha) nga lagja Gërvalla e Fshatit Kryshec komuna e Pejës, dhe Bashkëshortja e tij Selvije Berisha kanë vdekur në vendë, ndërsa një person tjetër është lënduar.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka thënë se dy persona kanë vdekur në vend, ndërsa tre të tjerë janë lënduar.
Personi i mbijetuar është dërguar në Qendrën e Mjekësisë në Pejë, pastaj është dërguar në Prishtinë pasi ka lëndime të rënda.
Lajmëtari


Leave a Reply