
Dashi
Ne parim nuk do keni probleme me partnerin tuaj. Yjet do iu nxitin te tregoheni me te hapur dhe me tolerante ne cift per kete arsye gjerat do shkojne me se miri. Edhe beqaret do kene nje dite te favorshme dhe te mbushur me takime emocionuese. Perfitoni sa te mundni! Ekuilibri financiar do jete i mire. Mundohuni ta ruani ate per nje kohe sa me te gjate qe te jeni te qete ne kete plan.
Demi
Dite mjaft e favorshme kjo e sotmja per te dashuruarit. Do i shprehni gjate gjithe kohes ndjenjat dhe do ndihen me se miri. Partneri do iu beje edhe nje surprize interesante ne mbremje. Beqaret do joshin pa pushim dhe shume shpejt do e bejne per vete personin qe pelqejne. Kujdes ne planin financiar! Buxheti do jete me te vertete i rrezikuar keshtu qe shpenzoni me kursim.
Binjaket
Jeta ne cift do jete pergjithesisht e mire gjate kesaj dite me disa debate te vogla ne disa momente. Tregohuni me te kuptueshem qe gjerat te mos marrin tatepjeten. Beqaret do jene me te privilegjuar dhe do ndihmohen mjaft nga planetet. Me ne fund do e gjeni edhe ju shpirtin binjak. Me financat do vazhdoni te keni veshtiresi prandaj mos e humbni sensin e mases.
Gaforrja
Kujdesuni edhe per disa detaje te vogla sot ne jeten tuaj ne cift nese doni qe gjerat te shkojne mire. Temat delikate duhen shmangur sa me shume. Venusi do bashkepunoje me planetet e tjere dhe do iu krijoje kushtet e favorshme beqareve per te gjetur personin e duhur. Ne planin financiar cdo gje do shkoje mire nese nuk beni cmenduri me shpezimt. Ju e keni ne dore.
Luani
Sot do i jepni me shume prioritet jetes suaj ne cift dhe do beni cmos qe te ruani nje atmosfere sa me te ngrohte. Planetet do jenene anen tuaj dhe do iu ndihmojne t’ia arrini qellimit. Beqaret me ne fund do fillojne nje histori te bukur dashurie qe do ua mbushe shpirtin. Ne planin financiar do keni fat. Jo vetem qe buxheti do stabilizohet, por priten edhe permiresime.
Virgjeresha
Gjerat do shkojne me se miri sot ne jeten tuaj sentimentale. Do benit mire te mos flisnit aspak per ceshtje lekesh qe ta ruanit sa me shume kete atmosfere. Per sa iu perket beqareve ata do e kene serish te veshtire ta gjejne personin qe po kerkojne. Saturni do iu ndihmoje ta stabilizoni situaten financiare. Do merreni me teper me to dhe cdo gje do shkoje si e kishit menduar.
Peshorja
Gjate kesaj dite ata qe jane ne cift do ndihen te lumtur dhe te kenaqur. Emocionet do jene te shumta. Beni vetem kujdes mos e teproni me kapricot. Beqaret do jene me te perkedhelur nga yjet. Do e gjeni personin qe keni kerkuar prej kohesh. Ne planin financiar do gjeni celesat per ta permiresuar situaten. Kjo do iu qetesoje dhe do beni shpenzimet e nevojshme.
Akrepi
Do i jepni me shume prioritet kenaqesise ne cift gjate kesaj dite. Nese keni kohe qe jeni bashke mund te mendoni edhe per nje bashkejetese, ndersa nese jeni te martuar mund te planifikoni nje femije. Beqaret do jene me ne forme se kurre dhe do kene mundesi te shumta te shijojne dashurine. Ne planin financiar nuk do jete nevoja te ulni shpenzimet. Situata do jete e shkelqyer.
Shigjetari
Sot do kaloni nje dite shume te bukur nen pranine e partnerit tuaj te dashur. Do ndiheni shpeshhere te lumtur dhe do deshironit qe dita te mos kishte fund. Gjithsesi yjet keshillojne te mos beni gabim ta idealizoni partnerin. Beqaret do refuzojne disa ftesa qe mund te ishin vendimtare per jeten sentimentale. Merkuri do iu nxite te tregoheni me te kujdesshem me financat.
Bricjapi
Dite plot diell dhe emocione kjo e sotmja per jeten ne cift. Do ndiheni te deshiruara dhe te perkedhelura. Askush nuk do arrije t’ua prishe atmoferen e ngrohte qe do krijohet. Sektori i dashurise se beqareve do influencohet nga Venusi. Do keni fat. Ne planin financiar do jeni me te organizuar dhe do arrini ta stabilizoni situaten. Me ne fund do jeni te qete ne kete plan.
Ujori
Dite jo shume e mire kjo e sotmja per ata qe jane ne nje lidhje. Do diskutoni gjate per disa tema delikate me partnerin dhe te dy do tregoheni kokeforte. Beni leshime sepse ndryshe nuk keni per te dale askund. Plutoni do ndikoje negativisht tek jeta sentimentale e beqareve. Mos prisni as sot per mberritjen e dashurise. Financat do jene te qendrueshme dhe nuk do keni veshtiresi.
Peshqit
Bashkepunimi ne cift do jete edhe me i madh gjate kesaj dite. Te dy me partnerin do shprehni ato qe ndjeni dhe do flisni hapur me njeri-tjetrin. Beqaret nese nuk e teprojne me kerkesat dhe nuk pretendojne te gjejne ndonje “princ” do i kene te gjitha mundesite per te krijuar nje lidhje. Ne planin financiar kushtet do jene te favorshme per permiresim te buxhetit.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply