
Ndryshimi i politikave bankare mund t’i mbajë në punë bizneset e Kosovës.
Nga Safet Kabashaj për Southeast European Times në Prishtinë
Normat e larta të interesit dhe kushtet e vështira të kredive llogariten për shumë dështime biznesesh në Kosovë gjatë 2012, sipas Aleancës së Bizneseve të Kosovës. [AFP]
Ndryshimet e propozuara në politikat e kredive bankare mund të ndihmojnë bizneset t’i shmangen falimentimit pasi Kosova po i shpëton klimës së zhvillimit të amullt ekonomik, tha Aleanca e Biznesit e Kosovës.
“Konkurrenca bankare është tepër e dobët në Kosovë,” i thaSETimesAgim Shahini, kryetar i aleancës.
Sipas studimit të saj, afërsisht 25 përqind e 600 dështimeve të bizneseve të Kosovës në 2012 rezultuan nga normat e larta të interesave të bankave dhe afatet e shkurtra për ri-pagimet e kredive. Norma mesatare e interesit për bizneset e Kosovës në 2012 ishte rreth b14 përqind, sipas Bankës Qendrore të Kosovës.
Shahini tha se nuk kishte më rrezik të lartë për kreditë në vend, kështu që bankat duhet të aplikonin politika më të përshtatshme ndaj bizneseve.
“Bizneset në Kosovë po vuajnë nga politika të pasigurta të trashëguara për një zhvillim të përshtatshëm ekonomik, ndërsa reformat po shkojnë tepër gjatë,” tha Shahini.
Megjithatë, Besnik Kada, një zyrtar i shtypit i Bankës Qendrore, i thaSETimes se normat e interesit po bien dhe numri i kredive afat-gjata është rritur. Fakti se kjo po ndodh në një kohë krize ekonomike, tha Kada, tregon se sektori bankar është një mbështetës i madh i zhvillimit të biznesit.
“Kostot shoqëruese me kreditë bankare janë plotësisht transparente dhe mundësojnë bizneset të qartësojnë dhe përfshinë ato në planet e tyre të biznesit,” tha Kada, duke shtuar se në disa raste bizneset po dështojnë për faktorë të tjerë.
Ministria e tregtisë dhe industrisë raportoi një rritje të konsiderueshme të bizneseve në 2012, ndërsa numri i bizneseve të dështuara në mënyrë përpjesëtimore pa një rënie. Ministria miratoi 9,315 biznese të reja, 1,684 më shumë se në 201, ndërsa qenë 100 biznese më shumë të dështuara se në 2011.
Arta Istrefi, këshilltare e shtypit për ministren e industrisë dhe tregtisë Mimoza Kusari-Lila, i thaSETimes se ministria ka përmirësuar konsiderueshëm mjedisin e biznesit.
Sipas raportit vjetor Bërja e Biznesit, të Bankës Botërore, që rendit vendet në kategori të ndryshme, Kosova kërceu me 44 vende në lehtësimin e nisjes së një biznesi dhe lëvizi me 76 vende në mbrojtjen e investitorit.
“Përmirësimi thelbësor në bërjen e biznesit në Kosovë tregon reduktimin e periudhës për të regjistruar një biznes nga 58 ditë në një ditë të vetme për biznesin individual dhe një maksimum prej tre ditësh për kompanitë e përbashkëta aksionare,” tha Istrefi.
Shahini përshëndeti raportin e Bankës Botërore, por nguli këmbë se ai është i pamjaftueshëm.
“Lidhur me politikat fiskale, reformat e nevojshme janë tepër larg nga një nivel i dëshiruar,” tha Shahini.
Shaqir Agushaj, që ka një qendër shitjesh në rrethinat e Prishtinës, është përpjekur të rritë biznesin e vet. Me ndihmën nga partnerët, ai ka qenë në gjendje të përftojë një kredi bankare dhe është pranë fundit të afatit shtatë-vjeçar të ri-pagimit.
“Kredia që unë mora ishte vendimtare për mua për të kompletuar qendrën e biznesit dhe për të lëvizur nga një biznes i vogël në një të mesëm, por unë ndesha vështirësi serioze për të paguar për shkak të normave tejet të larta të interesit,” i tha AgushajSETimes.
“Ndjehem një fije i çliruar tani, pasi po i afrohem periudhës finale të ri-pagimit të kredisë, por kjo është vendimtare për bizneset të ndeshin politika më të përshtatshme bankare. Përndryshe suksesi është në rrezik për cilindo.”
Kjo përmbajtje është autorizuar nga SETimes.com.
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply