Lajmi sapo u konfirmua përsëri nga vllau i Frashërit, Shqiptar Oseku.Po ju sjellim të gjith lajmine plote sa të Gëzuar aq të brisht nga ana e institucioneve tona.
Frasherin sa e lokalizova rastesisht, ne ora 1900, te Njesia per hetime rajonale, ne lagjen e Muhaxhireve. Ndodhem jashte objektit, ku ai sa u lirua.
Dua te perseris se Frasherin e gjeta rastesisht, pas nje pervoje kafkiane neper stacione e qendra policore, ku askush nuk dinte – ose nuk donte – te rrefeje pse eshte ndaluar, e ku ndodhet im vella. Biles me thonin se une duhet ta di, e t’ua tregoj atyre, arsyen e ndalimit.
Rastesia deshi qe t’ia degjoja zerin vellait neper dritare te hapura. Dhe kjo ndersa rojet kujdestare perjashta ne oborr po me bindnin se ai nuk ndodhej aty.
Supozoj se rojet kujdestare po zbatonin urdher. Une u lashe hurma e ice tea per iftar. M’u dhimbsen pse po agjeronin ne vape, pa vene re se po çnjerezoheshin nderkohe nga nje pushtet qè çnjerezon.
Falenderoj avokaten ne detyre zyrtare, Arbnora Zeqiri. Falenderoj dhe Avokatin e Popullit, qe erdhi te keqyrte zbatimin korrekt te procedures ligjore.
Nje falenderim nga zemra njerezve te VV, te cilet bene çmos te na ndihmojne. Mbajme gjithe shpresat tek ju, qe ta nderroni kete sistem te marrezise e qorrllekut institucional. Ju jeni shpresa e fundit e ketij vendi.
——————————————————————————————————————————————
NDALOHET DHE ARRESTOHET NGA POLICIA E KOSOVES NË KUFIRIN NË HAN TË ELEZIT LUFTËTARI I DY LUFTRAVE ÇLIRIMTARE Frasher Oseku
Burime nga rrjetet sociale bëjnë të ditun se sot rreth ores 15:00 është ndaluar Çlirimtari Frashër Oseku Shtetas i Kosoves dhe Suedisë arsyet ende të pa kjarta.
Sjellim shkrimin e plotë të vëllaut të Frashërit, Shqiptar Oseku:
Sot ne ora 1500 policia kufitare ne Han te Elezit ndaloi vellain tim Frasher Oseku.
Une isha i pranishem me ate rast. Frasherit nuk iu kumtua arsyeja pse u ndalua. Poashtu, oficeri ne sherbim nqe kreu ndalimin nuk dha emrin as numrin e sherbimit. Te dy keto jane shkelje flagrante te procedures ligjore, te cilat u kryen nga Policia e Kosoves.
Me rastin e ndalimit, ne i treguam oficerit ne detyre qe jemi me 6 femije te mitur. Frasheri i tha oficerit qe mund te vinte vete ne stacion te policise. Pas disa thirrjesh telefonike, oficeri qe kish refuzuar te prezentohet me emer a numer te sherbimit tha se paskesh urdher nga me lart te Frasheri te mbahej. 6 te mitur do te mbeteshin ne rruge te madhe po te mos kisha qene dhe une aty.
Frasher Oseku ishte vullnetar nga Suedia ne ne dy luftera. Ka status zyrtar te invalidit te luftes, i plagosur ne Koshare, mjekohet rregullisht per dhembje kronike nga plage te paoperueshme.
Femijet po mbahen mire. Ambasada suedeze eshte e informuar per rastin.
Shkruan Bashkim Hoti ne rrjetin social facebook


Leave a Reply