Kjo konferencë për shtyp është ftuar me rastin e paralajmërimeve të Qeverisë së RM më saktë të zv. Kryeministrit për çështje ekonomike Koco Angjushev i cili prezantoi disa investime direkte të huaja me vlerë prej 235 milion euro, si dhe deklaratat e Ministrit për lidhje dhe transport z. Goran Sugarevkit i cili paralajmëroi një projekt prej 47 milion eurosh për fillimin e rrugës Shtip-Radovish dhe informoi opinionin se për se në pjesën e Maqedonisë Juglindore do të investohet për rrugë dhe mirëmbajtje në të ardhmen përafërsisht 320 milion euro me para të buxhetit të Maqedonisë dhe të taksapaguesve te saj.
Në princip mirëpresim investimet, megjithatë ne si subjekt politik kemi dilemat tona për destinimin e këtyre parave, sepse ka qenë praktikë e deritanishme që paratë nga investimet e huaja dhe nga buxheti i RM-së nuk janë ndarë në formë proporcionale andaj:
Pyesim Zëvendës Kryeministrin për Ekonomi, z Angjushev, Ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, z.Sugarevski si dhe ministrat e BDI-së se sa nga 235 milion eurove investime të huaja , sa janë paraparë për pjesën perëndimore, më saktë për Komunat shqiptare?
Pyesim BDI- ku janë projektet dhe investimet shqiptare që ju me vite i premtoni në çdo fushatë parazgjedhore?
BDI vazhdimisht në pothuajse çdo fushatë zgjedhore e ka përmendur hapjen e rrugës Tetovë-Prizren, dhe nuk është lëvizur asnjë milimetër në këtë drejtim, ndërsa investimet në pjesën juglindore po bëhen realitet?
Gjithashtu përkujtojmë opinionin se edhe kjo Qeveri ashtu si qeveria e VMRO-BDI, nuk e sheh të arsyeshme ndërtimin e aksit rrugor Shkup – Dibër apo siç është e njohur ndryshe Rruga e Arbërit dhe vazhdim i Korridorit 8 që do lidhej Shkupi me Tiranën, nëpërmjet Tetovës, Gostivarit, Dibrës dhe Durrësit, qe kjo rrugë do të krijonte afërsi nga Shkupi deri në Tiranë distance rrugore vetëm 210 Km, me ç’rast do të krijohej mundësia që Maqedonia ta përdor edhe portin e Durrësit, i cili ofron mundësi më të lira në rajon, për dallim nga ai i Selanikut dhe Burgasit të Bullgarisë, dhe mundësi biznesi dhe zhvillimi ekonomik më të madh mes Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Gjithashtu kjo rrugë edhe në aspektin e turizmit dhe shfrytëzimit të detit të Shqipërisë do ta bënte shumë më të afërt për qytetarët e Maqedonisë që në bazë të statistikave të fundit bregdeti shqiptar ngelet destinacioni i tyre i preferuar edhe për shkak kostos së ulur që dallon shumë nga vendet të tjera të rajonit.
Qeveria LSDM-BDI, njëjtë si ajo e VMRO, nuk ka filluar asnjë kilometër të Autostradës “Arbën Xhaferi” që e lidh Prishtinën dhe Shkupin, ku Maqedonia në bazë të Marrëveshjes mes Maqedonisë dhe Kosovës, obligohet ta ndërtoj autostradën Shkup – Bllacë e cila është vetëm 12 Km deri në vitin 2018, me ç’rast nuk e ka ndjekur dinamikën e punës që qeveria e Kosovës tani pothuajse e ka mbaruar në tërësi pjesën e saj nga Prishtina deri në kufirin e Elez Hanit, që edhe ishte pjesa më e madhe e autostradës me 70 Kilometra e cila filloi në vitin 2014 dhe me sukses po mbaron ne fund të vitit 2018 ne pjesën me të madhe të saj, prej Prishtine deri në kufirin Kosove-Maqedoni në Elez Han. Me këtë mund të konstatojmë se vazhdon thellimi i hendekut socioekonomik në mes shqiptarëve dhe maqedonasve, vazhdon trajtimi i shqiptarëve vetëm si burim i financimit dhe assesi si konsumues i mjeteve buxhetore, ndërsa roli i BDI vazhdon të ngelet “statik” në Qeveri, dukë aprovuar çdo projekt jo proporcional të LSDM-së njëjtë si në kohën e VMRO-së pa fuqi politike, për të inkorporuar projekte që do të ishin në interes edhe të shqiptarëve, në rastin konkret për të krijua mundësi strategjike, zhvillimore dhe ekonomike edhe me Kosovën dhe Shqipërinë.


Leave a Reply