Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë si panelist në Konferencën me temë “Të bashkuar në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm – Partneriteti për sukses”, në të cilin u diskutua për shumë dimensione të luftës për parandalimin e kësaj dukurie të përmasave globale.
Kryeministri Haradinaj duke folur para ekspertëve të antiterrorizmit, përfaqësuesve të shumtë politikë e fetarë tha se Kosova është pjesë e kombeve euroatlantike, pjesë e koalicionit që e lufton ekstremizmin. Haradinaj tha se ideja e ekstremistëve është të përdorin rrjetet të ndryshme, rrjete të bamirësisë apo edhe rrjete tjera fetare dhe fatkeqësisht kanë rekrutuar njerëz brenda rrjeteve në secilin vend.
“Kosova është e ndërgjegjshme sa i përket rrezikut të ekstremizmit. Ne si vend i vogël kemi pasur shkuarje në luftëra të huaja, por po ashtu ne kemi parandaluar udhëtimin e disa personave që të shkojnë atje. Problemet dhe lajmet që vijnë nga lufta atje i kanë bërë qytetarët të kuptojnë rrezikun”, tha Haradinaj
Ai tha se të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se mund të jenë të përdorur nga terroristët, andaj interesi i Kosovës është që të gjithë së bashku të punojmë edhe me organizatat botërore. /gazetametro.net


Leave a Reply