Rita Ora ka elektrizuar skenën e sheshit “Skënderbej” mbrëmjen e sotme, ku para publikut shqiptar ka kënduar këngë dhe hitet më të mira të saj. Sheshi ka qenë i tejmbushur nga qytetarë të shumtë, ku ylli i muzikës botërore ka ngitur në këmbë spektatorët me performancat e saj më të mira, ku nuk munguan edhe këngët popullore shqiptare.
27-vjeçarja, e cila kishte ndryshuar “look”-un e saj, ka zbuluar arsyen para publikut shqiptar: “Faleminderit që më lejuat të performoj para jush. I kam flokët e kuqe se jam në Shqipëri”.
Në një moment ajo ka kërcyer një pjesë të valles së Tropojës, teksa në sfond u shfaq një flamur gjigant kuqezi, i cili elektrizoi sheshin “Skënderbej”.
Diva e muzikës kishte veshur një pëlhurë të verdhë, transparente, që e lejonte te shfaqte edhe hiret e saj sensuale.
“Do të këndoj diçka speciale për ju sonte, një këngë që do të jetë pjesë e albumit tim më të ri. “Soul Survivor”, mesazhi i së cilës është të jesh një mbijetues dhe të jesh krenar për atë që ti je”, u shpreh Rita Ora.
Rita Ora kthehet kështu në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Ndërsa në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ajo ishte kuq e zi në një spektakël të madh në sheshin e Prishtinës.
Ky koncert vjen menjëherë pas 1 qershorit. Me të ftuar special Ermal Metën, muzika e të cilit pati shumë admirues në shesh.
Kosova ka dominuar skenën e ngritur për këtë mbrëmje festive në sheshin Skënderbej, teksa para Rita Orës ka kënduar një tjetër zë brilant e figurë e njohur në muzikën shqiptare, Kida.
Këngëtarja, aktorja dhe modelja gjithmonë e ka shprehur lidhjen e saj të ngushtë me Shqipërinë dhe Kosovën. Jo vetëm për të festuar pavarësinë e tyre ne shesh, por edhe duke performuar ne Vatikan për vigjilje të shenjtërimit të nënë Terezës.
Ajo është ambasadore nderi e Kosovës dhe e pyetur në çdo dalje publike nuk e ka fshehur kënaqësinë dhe krenarinë e të qenit shqiptare.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply