Trupi i modeles dhe aktores shqiptare u gjet i groposur në një varrezë nga policia e Los Angelosit, ndërkohë që një reagim prekës ka ardhur edhe nga showbizzi ynë.
Këngëtarja Adelina Tahiri me anë të një postimi në Instagram ka treguar se ishte një mikeshë e afërt me Adean, ndërsa duket shumë e prekur nga ngjarja e rëndë.
“U prefsh në paqe! Përgjithmonë në zemrat tona”, ka shkruar Tahiri, duke e shoqëruar postimin me një foto të aktores së vrarë.
Adea Shabani dyshohet të jetë vrarë nga i dashuri i saj, i cili gjithashtu vrau veten përpara disa ditësh. Aktorja u shpall në kërkim një muaj më parë, pasi familja e saj humbi të gjitha kontaktet me të.

newsbomb.al


Leave a Reply