Ne pergjithesi kur ben nje shkrim kritik ,njerzia e kuptojne sipas deshirave te veta,dikush e kape shkrimin nga koka dhe thote – Jo ky nuk me perket mua,tjera kush duhet ta jap pergjigjen.
Dikush tjeter e kape nga fundi dhe nuk e gjen rrugen per te dale ne krye . Dikush e kape ne mes dhe nuk kupton asgje. Nje pjese ,jane shqiptare ,mbas tjeter keshtu thone ,por qe shqipen as nuk e dine dhe as e kuptojne, sepse ne shtepi dhe me shoket flasin serbisht ,apo ndonje gjuhe tjeter te huaj dhe ne fakt gjuha shqipe eshte e veshtire te kuptohet. Ata qe e kuptojne ,bejne sikur nuk kane pare gje ,ose bejne indiferentin dhe a e dini pse “thesi i zi” qe mbartin ne shpine ,ka shume gjera brenda dhe po te “shpohet” ,qofte dhe nga nje “gjilpere” e vogel ,pastaj nje Zot e din se cfare behet…
Keta te fundit ,do te thosha ,keta qe mbartin “thaset e zinj” ,ruajne njeri tjetrin.
Mos u habisni por kjo eshte e vertete . Eshte e veshtire te cahet “muri” komunisto – enverist .
Por ma besoni kjo ka sjelle kaq pasoja tek popullata sa do shkojne vite dhe nuk do te stabilizohet situata.
Ruajna Zot nga “babaxhanet” ,se kaq e kane “katranosur ” sa nuk do ti dihet fundi.
Por sikur te punoje pak inteligjenca e brezave me te rinj ,qe duan te ndertojne nje te ardhme pa ” babaxha kombetar” ,do te duhej qe ti futeshin punes shume shpejt ,sa nuk e ka marre ferra uraten.
Njerez te dhene pas fese,apo besimtare te mire,por dhe ato qe per inat te shokut,kushririt ,mikut ,ka boshatisur xhepat e vet ,fondin e familjes dhe ka mbushur xhepat e ketyre”Babaxhanve patriote” dhe ai i ngati ka mendur qe ne lufte i shkuan te hollat e derguara,apo u ndihmua dikushi…. por nje Zot e di ku vane e ku shkuan. Kush i pa letrat ,kush i vulosi ,kush foli .
Per cudi dikush kerkoi llogari ,por qe nuk mori kurre pergjigje !
Sa fat i keq sa fat te zi ,paskan patur kjo njerzi !
Po nuk thuhet kot ,po pse o ditezi ke vendosur UJKUN te ruaj delet ?
Po cfare ti besh se popullata prape ujkut do ti besoje. Keshtu eshte e thene dhe e shkruar qe ujku duhet te drejtoje se delet ,jane e mbesin dele ,si sot dhe si ne mot.
Keshtu qenka e shkruar ,nga qe populli nuk ditka shkrim e kendim, keto “aletet moderne” , nuk din ti perdore ,por si keshtu dhe ashtu ai prape don te rroje dhe perseri don te pagoje….
Cfare te ju them more shoke e miqesi ,per cfare te ju shkruaj me pare ,per cfare te ju qaje halle ,se shkuam e vame ,tutje t`hu dhe gje nuk pame ,vec fjale e premtime ,ne fillim me shume fjalime dhe shume premtime,por qe te gjitha zhduket e nuk shihen ,deri sa ne horizont dicka e re cfaret,apo kur “xhepat ” shprazen.
Uroj dhe deshiroj ,nga zemra ime ,qe njerzia te kuptojne dhe te zgjohen sa nuk eshte vone dhe frytet e veta ,vete ata ti gezojne dhe te mos i lene te tjeret ti shfrytezojne .
Cfare tu them per ne fut ,lutuni per vete qe puna tu shkoje mbare,meqe vete ne shkolla nuk keni shkuar ,femijve tuaj te drejten mos ja privoni ,qe studimet universitare te perfundojne ,nese doni qe ju te qete pensionin ta kaloni dhe te mos obligoheni shuma te reja te pagoni!
Mbeci me shendet dhe ju ndjefsha te miren deri ne shkrimin e ralles !
Luigj Shkodrani
Gazetar , redaktor ne radio dhe sekretar shoqate
Mbi te gjitha nje Shqiptar ,me shpirt e zemer shqiptari !
Danimarke, 21/2/2018


Leave a Reply