Në kuadër të rubrikës, lajmi luaj lajmi jonë, në imboxin e 360grade.al ka mbërritur kjo letër, e shkruar nga një lexues, që shfaq shqetësimin e tij lidhur me ngjarjet e shumta kriminale që ka në vend.
Letra
Zgjohem me frikë. Po, kam frikë të dalë nga shtrati, të ndez+ televizorin apo radion, të lexojë në celularë lajmet e fundit, pasi e kam të qartë se çdo gjë do të rrotullohet në dy apo tre fenomene; Drogë, vrasje apo plagosje, aksidente dhe tashmë të mbytur.
Policia e pasqyron me krenari arritjet e saj ditore, ndërkohë që ne na duhet të përballemi me një 24 orësh të ri, në përpjekje për të mos u kthyer në statistikë për Policinë e Shtetit, për tu mos u bërë pjesë e kronikës së zezë, në edicionet e lajmeve ditore.
Po ashtu kur zgjohem në mëngjes më duhet të dëgjojë se sa shqiptarë janë kapur në europë, sa të tjerë janë vetë vrarë, apo janë kapur për vrasjë dhe se sa drogë kemi shpërndarë, duke u kthyer në tmerrin e kontinentit Europianë. Dje ishim tmerri Greqisë e Anglisë, sot presë ti kemi futur frikën dhe ndonjë vendi tjetër.
Do doja shumë që kur të zgjohesha në mëngjes, kur të ndizja televizorin, radion apo celularin të lexoja arritjet e vendit tim, arritjet e bashkëqytetarëve të mi. Por në të vërtetë lexojë se si nëna u mbyt për të shpëtuar bijtë e tij, e ndërsa ata që duhet të shpëtojnë jetën e atyre që rrezikojnë mbytjen, me të drejtë nuk janë në pozicionet e tyre të punës, pasi bashkitë (siç kam dëgjuar në lajme) nuk i kanë paguar rrogat e tyre.
Gjithësesi marrë kurajon dhe dalë nga shtrati me shpresën se diçka më e mirë do bëhet, por jo. Kot e kam, pasi kudo ku dëgjojë e përplasem gjatë ditës dëgjojë njerëz që nuk kanë hallin të ndryshojnë vendin, por janë tifozë të partive politike dhe kjo në gjykimin tim është krimi më i madh që mund ti bëhet vendit…
Ju faliminderit 360grade.al


Leave a Reply