Në Tiranë, piktori i njohur Qamil Grezda po përkujtohet nga qarqet artistike në 100 vjetorin e lindjes si autori me ndjeshmëri të lartë në portrete dhe pejzazhe.
Artisti me origjinë nga Gjakova studioi për 8 vjet në akademitë e Romës dhe Firences nga mesi i shekullit të kaluar dhe më pas punoi pejzazhe nga pothuaj gjithë territori i Shqipërisë. Studiuesit pohojnë se studimet italiane dhe origjina gjakovare u bënë shkak për mënjanimin e tij gjatë dekadave të regjimit komunist.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply