Në Kosovë, partitë politike as sot nuk arritën marrëveshje për të vazhduar seancën konstituive të parlamentit në të cilën do të duhej të zgjidhej udhëheqja e tij. Kryesuesi i parlamentit ka thirrur seancën për të enjten, por ajo pritet të bojkotohet nga koalicioni fitues i cili ka kërkuar ende kohë për të dalë me propozim për kryetar të parlamentit. Mungesa e votave dhe barrikadimi i subjekteve politike, po shtyn Kosovën drejt një krize të re politike të ngjashme më atë të tri vjetëve më parë që la vendin pa institucione për një gjysmë viti.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply