Gjate zhvillimit te ceremonise perkujtimore me rastin e 44 vjetorit te ‘Revoltes se Spaçit, 21 Maj 1973 ’ ( burgut famekeq komunist ku humben jeten nga stermundimi dhe torturat qindra te burgosur ), i emocionuar nga deshmite renqethese te atyre qe e jetuan ate ‘ferr te kuq ’ dhe ‘ fale Zotit’ sot jane gjalle , pa vetedije çova syte nga qielli si per te kerkuar ndihme , por ne çast shikimi u fiksua ne nje pamje qe se kisha pare dhe as imagjinuar me pare: pikerisht ne ekstremin e jashtem te strehes se tarraces prej betoni qe mbulon ndertesen dy katshe dominuese te sheshit ku po zhvillohej tubimit, kishte mbire dhe ishte rritur nje peme me trung mjaft te trashe dhe me lartesi prej 6-7 m. ! ( foto me poshte).
Ne vendin e vdekjes dhe te tortuarave ku bisha e kuqe komuniste kishte perdhunuar ajken e nacionint shqiptar, e ushqyer me gjakun dhe vuajtjet e te burgosurve politik, kishte rilindur jeta! Ajo peme perfaqesonte jeten e lire , fitoren e jetes mbi vdekjen, fitoren e lirise mbi dhunen, fitoren e demokracise mbi diktaturen !
Pema e ‘jetes se lire’ me krenari sfidonte nga lartesia krimin e shemtuar komunist dhe dukej sikur thoshte: Ju kriminele komuniste qe masakruat nje popull te tere sot jeni bere pluhur dhe jeni zhdukur, kurse ideali i lirise, per te cilin u masakruan dhe u torturuan qindra mijra shqiptare antikomuniste, jeton i gjalle ne trungun tim te pavdekshem!
Filip Guraziu


Leave a Reply