Te dashur qytetare te Republikes se Shqiperise, nuk mund te vazhdohet me ne Shqiperi me rryshvete dhe miq si ne kohen e qepes. Fryma Europiane po fryn edhe ne vendin tone dhe kjo duhet te perfshije edhe administraten.
Deri tani kemi pare raste ku njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit. Pra te tjera gjera thote qeveria dhe te tjera gjera ben drejtoria. Por ka ardhur koha qe emerimet ne administrate te behen me merite, me konkurs si ne cdo vend tjeter Europian.
Per fat te keq drejtoret e administratave kane fshehur vendet vakante dhe kane punesuar njerez qe kane dashur ne 4 vitet qe kaluam. Ky fenomen nuk ndalohet dot duke u munduar tu gjeni mikun drejtoreve, ju garantoj se do dilni te humbur.
Ju do te merrni ate qe ju takon vetem kur drejtoret e administratave te jene te detyruar me ligj te shpallin vendet vakante egzistente dhe ato qe do te hapen per vitin ne vazhdim. Dhe nese ndonje titullar le pas dore kte detyre ai duhet te shkarkohet menjehere dhe te denohet me mbi 10 vite burg.
Megjithate duhet te jeni vete ju qytetaret qe duhet ta kerkoni kte gje, sepse pa kte rregull juve do te jeni plotesisht nen meshiren e pushtetareve dhe konkurset e fituara nuk do te ju vlejne per asgje. Ngrini zerin. Kerkoni te merren masa ndaj cenimit te transparences, ose vuani ne heshtje vjedhjen e pushtetit.
Zgjedhja eshte e juaja, e dijeni qe nje politikan eshte vecse dallga ne det qe nuk mund te ngrihet pa ate trysnine ajrore qe shtyn nga siper e qe eshte populli. Ndersa populli flet, politikani shkruan.
Pra tregohuni te bindur qe Shqiperia do te behet, sepse drejtesia dhe ligji qendrojne siper vjedhjeve e felliqesirave njelloj sic qendron qielli me yje siper stuhive. Forca shqiptare.
Edi Rama
Nga Facebook


Leave a Reply