Askush nuk ka dyshime që është gjithmonë origjinal dhe ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të vërtetën, pavarësisht sa ëmbël apo hidhur u shijon ajo të tjerëve. Kastro Zizo, ashtu siç e bën gjithmonë, edhe këtë herë për Class, ka folur fare hapur, por përmes Pyetësorit të Proustit, zbulon edhe disa “të fshehta” që jo të gjithë ia dinin. Lumturia për Kastron nuk ekziston përveç disa copëzave buzëqeshjeje, ndërsa në një jetë tjetër, do të donte të ishte një njeri shumë i thjeshtë… pak inteligjent, me një jetë të thjeshtë fshati e me një grua me faqe të kuqe. Ku i dihet, ndoshta i realizohet ndonjë ditë!
Cila është pika më e thellë e mjerimit për ty?
Kur xhelozon për dashurinë e tjetrit.
Nëse do mund të zgjidhje, ku do të të pëlqente të jetoje?
Në mal… mes pyllit me kafshët.
Çfarë është lumturia për ty?
Sekonda buzëqeshjeje, nuk ekziston, është një pseudo ndjesi kalimtare për njeriun.
Për cilat gabime ndihesh më shumë fajtor?
Kur kam lënë femra në mënyrë brutale dhe pa ndonjë shpjegim konkret.
Cilët janë heronjtë dhe heroinat e tua në letërsi?
Personazhet e Kafkës.
Cilat personazhe të historisë vlerëson më shumë?
Abraham Lincoln.
Po heronjtë e jetës reale?
Unë jam heroi i vetes.
Piktori i preferuar?
Van Gog.
Muzikanti i preferuar?
Bah.
Cilësia që admiron më shumë te një burrë?
Besnikëria.
Po te një grua?
Mënyra se si lëviz b… hahaha.
Virtyti i preferuar?
S’kam.
Aktiviteti i preferuar?
Të harxhoj kohën kot duke parë TV dhe duke ngrënë në krevat.
Nëse do të ishe një person tjetër, kush do të ishe?
Një njeri shumë i thjeshtë… pak inteligjent, me një jetë të qetë në fshat, me një grua me faqe të kuqe.
Tipari yt më i spikatur?
S’e di, ma thuaj ti.
Po tipari që vlerëson më shumë te miqtë?
Më të këqijat i vlerësoj, hahaha.
Cili është defekti yt më i madh?
Ha shumë fasule.
Nëse do të ishe një objekt, ose një kafshë, çfarë do ishe?
Maçok, pa diskutim.
Ngjyra e preferuar?
Blu.
Lulja e preferuar?
Tulipani.
Shpendi që të pëlqen?
Sorra.
Cilët janë shkrimtarët e tu të preferuar?
Ka shumë, Allan Poe.
Po poetët?
Nuk kam, nuk lexoj shumë poezi.
Cila është gjëja që nuk e pëlqen fare?
Specat në gjellë, hahaha.
Çfarë dhuntie do doje të kishe?
Të fluturoja.
Si do doje të vdisje?
Në sekondë, pa dhimbje.
Në ç’gjendje mendore je aktualisht?
Skizofrenie.
Cila është motoja jote në jetë?
S’kam… thjeshtë jeto.
Revista Class
http://www.revistaclass.al


Leave a Reply