Pas takimit me Berishën, kreu i Kuvendi Ilir Meta tha për mediat se është shumë i lumtur që më në fund ka një marrëveshje. Meta theksoi se ka qenë vetë ai që ka ndërmjetësuar për të arritur një marrëveshje.
“Jam shumë i lumtur që ka pasur një marrëveshje. Kjo ka qenë ëndrra ime dhe kontributi im. Unë nuk kam qenë ndërmjetësuesi, por kam qenë imponuesi i saj, si nga e majta si nga opozita”, u shpreh Meta.
I pyetur në lidhje me çka bisedoi me Berishën, ai u përgjigj shkurt: “Berisha është dobësia ime dhe në çdo moment jam i gatshëm që ta ndjek me kënaqësi”.
(gazeta-Shqip.com)


Leave a Reply