Në Prishtinë, ish kryeredaktorja e të përditshmes “Zëri”, Arbana Xharra, tashmë anëtare e Partisë Demokratike të Kosovës është sulmuar dhe rrahur nga persona ende të panjohur.
Policia e Kosovës tha se sulmi ndodhi pas mesnatës në afërsi të banesës së saj dhe për shkak të pasojave ajo është trajtuar në spitalin e Prishtinës.
Policia tha se është duke kryer hetime intensive me qëllim të ndriçimit të rastit, por ende nuk ka informacione për autorët apo motivet e mundshme të sulmit.
Mjekët thanë se zonja Xharra është në gjendje të qëndrueshme dhe tashmë është liruar për trajtim në shtëpi.
Sulmi ndaj zonjës Xhara u dënua gjerësisht nga përfaqësuesit e institucioneve, partive politike dhe të shoqërisë civile.
Ditë më parë, zonja Xharra la gazetarinë iu bashkua Partisë Demokratike të Kosovës. Vendimi i saj nxiti debate të gjera në rrjetet sociale.
Dy vjet më parë ish kryeredaktorja e të përditshmes Zëri, Arbana Xharra, ishte fituese e Çmimit prestigjioz ndërkombëtar për Gra të Guximshme, që ndahet nga sekretari amerikan i shtetit.
Burimi/Zeri i Amerikes


Leave a Reply