![]()
Vesa Luma dhe Big Basta duket se i kanë dhënë fund beqarisë, duke u martuar në datën “e shenjtë” dhe shumë të përfolur 12.12.2012 në ora 12:12.
Këngëtarja shqiptare nga Kosova dhe reperi nga Shqipëria, Gerald Xhari i njohur si Big Basta, janë duke shijuar ca momente romantike në Paris, dhe kanë shfrytëzuar qytetin e dashurisë për ta zyrtarizuar lidhjen e tyre.
Në ora 12 të ditës së djeshme, 12 minuta para momentit “të shenjtë”, këngëtarja ka postuar një foto në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke treguar se, e gjendur në Kullën Eiffel, ajo po shijonte çastet “më të lumtura të jetës”.
“Momenti me i lumtur i jetës sime ishte SOT! Te dua shume Gerald Xhari! Ti je njeriu me special në të gjithë Universin!! #eiffel tower #paris 12.12.12 tm 12:00”, ka shkruar Vesa.
Sakaq ajo ka paralajmëruar edhe se më 20 dhjetor do të jetë në Tiranë: “Festivali i Këngës po afron, provat kane filluar. Unë mezi po e pres te ju transmetoj LIVE çdo detaj të këngës me te re “S’jam perfekt” … Me date 20.12.2012, naten e pare sipas shortit do te kendoj e 4-ta ne radhë
Shpresoj ta pëlqeni S’jam perfekt” …
Shekulli Online\E.Sh\
Per”Alba – Dansk” Shkodrani


Leave a Reply