Rre 76 vjet më parë, prefekti i Prishtinës, Hysen Prishtina lëshoi dekret, që institucionet shtetërore dhe dyqanet në Prishtinë, të vendosnin flamurin me shkabën dykrenare, për të shënuar 29 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Gazetari dhe studiuesi, Bajram Mjeku përkujton se prefekti i Prishtinës, asokohe ishte vetëm 25 vjeç dhe kishte mbaruar studimet për agronomi në Romë.
Një manifestim i madh kulturor më 28 Nëntor të vitit 1941 i udhëhequr nga prefekti Qazim Bllaca, siç shkruan ai, u organizua edhe në kryeqytetin shpirtëror të shqiptarëve në Prizren.
Përvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, u shënua solemnisht edhe në prefekturat tjera të Mbretërisë shqiptare në Gjilan, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj e qytete të tjera.
Foto: Hysen Prishtina në kabinetin e Prefekturës në Prishtinë
Leave a Reply