Aktiviteti i trurit gjatë eksperiencave religjioze duket se është i njëjtë me atë gjatë kumarit, seksit, dashurisë dhe dëgjimit të muzikës.
Një studim i fundit, i publikuar në revistën “Social Neuroscience, i cili ka monitoruar aktivitetin e trurit të njerëzve të devotshëm gjatë videove religjioze dhe leximit të thënieve religjioze, ka shfaqur aktivitet në zonat qendrore të trurit.
Michael Ferguson, autori i këtij studimi, thotë:
“Kur pjesëmarrësit e studimit tonë ishin instruktuar të mendojnë rreth një ‘shpëtimtari’, se janë duke qëndruar me familjet e tyre në përjetësi apo të mendojnë për shpërblimet e tyre të parajsës, turinjtë dhe trupat e tyre kishin reaguar fizikisht”.
Nga Lexo.al Redaksia


Leave a Reply