Federata Kombëtare e Shitjeve me pakicë ((NRF)) ka lajm të mirë dhe të keq për blerësit. Lajm i mirë: priten ulje të mëdha të çmimeve për prodhime elektronike dhe veshje me rastin e festave të fundvitit. Lajmi i keq: vjedhësit do të shkojnë online për të zhvatur. Mil Arcega i Zërit të Amerikës sjell hollësi.
Është bërë pjesë tradite pas festës së Falenderimeve – radhë të gjata blerësish në kërkim për mallra me çmime të ulta. Edhe këtë vit, shitësit parashikojnë një vit të mbarë.
Ana Smith është zëdhënëse e Federatës së Shitjeve me pakicë.
“Në sezonin e festave ne parashikojmë 656 miliardë dollarë xhiro vetëm gjatë periudhës së pushimeve”.
Kjo është rreth 4 për qind më shumë se gjatë vitit të kaluar. Për të shmangur rradhët e gjata – blerësit shfrytëzojnë dyqanet në internet. Mbi 10 për qind e dhuratave gjatë këtij viti do të blihen online nëpërmjet smartphoneve ose kompjuterave. Për shkak të shtimit të masave të sigurisë në kartat e kreditit – shumë mashtrues do të përdorin internetin për të vjedhur.
Robert Moraca është punonjës në zyrën e parandalimit të krimeve pranë federatës së shitjeve.
“Për shkak të kartave të pajusura me “çip”, është shumë më e vështirë për kriminelët e shitjes me pakicë për të bërë mashtrime në dyqan, kështu që ata veprojnë në internet.”
Ekspertët e sigurisë thonë se më shumë që 1.2 për qind e të gjitha transaksioneve me smartphone mund të jenë pasojë e mashtrimeve. Çdo transaksion mashtrues online arrinë mesatarisht rreth 200 dollarë.
“Vjedhësit shpesh krijojnë fatura blerjeje të rreme, dhe thonë se e kanë marrë mallin si dhuratë dhe duan ta kthejnë ” thotë zoti Moraca.
Ekspertët e bankave presin këtë vit një rritje 43 për qind në blerjet mashtruese. Ata janë duke i bërë thirrje konsumatorëve që të ndryshojnë fjalëkalimet e tyre, të shmangin klikimet në reklama të dyshimta, të mos hapin emaile të dyshimta dhe të sigurohen për të blerë vetëm nga faqet e internetit të sigurta dhe të ligjshme.
Burimi/Zeri i Amerikes
Leave a Reply