Mediat greke kanë publikuar sot detajet nga takimi që ambasadori shqiptar në Greqi pati në Ministrinë e Jashtme greke më 1 nëntor, pasi u thirr nga kjo e fundit për çështjen e pronës së minoritetit grek në Himarë.
Sipas “To Vima“, kishte tone të rrepta ndaj ambasadorit shqiptar në Athinë, nga zyrtari në Ministrinë e Jashtme Peter Mavroeidis mbi vendimin e autoriteteve shqiptare për prishjen e disa banesave të banorëve në Himarë, të cilën Greqia e quan abuzim me të drejtat e minoritetit grek.
Mavroeidis i tha Ambasadorit të Shqipërisë Dashnor Dervishi se plani i rizhvillimit të Himarës nuk është konsultuar ndershmërisht dhe në mënyrë transparente me minoritetin grek dhe se është e papranueshme që njoftimi për prishjen e banesave të ishte ekskluzivisht vetëm për personat me origjinë etnike greke, sipas “To Vima”.
Ai shtoi se ky veprim tregon se ka një plan të organizuar për shkeljen e të drejtave të emigrantëve grekë në Shqipëri.
Greqia, tha Mavroeidis nuk ndërhyn në punët e brendshme të Shqipërisë, as nuk kërcënon askënd, por as nuk do të tolerojë sfida të tilla.
Shqipëria, theksoi ai, duhet të respektojë të drejtën ndërkombëtare dhe konventat ndërkombëtare që respekton të drejtat e pakicave etnike greke.
Siç tha ai, në asnjë rast nuk mund të pretendojë Shqipëria se nuk ka të drejta minoriteti etnik grek në Himarë.
Mavroeidis bëri të qartë në takim se kjo sjellje e quajtur prej tij e papranueshme, do të përballet me vlerësimin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Ai bëri të qartë, se vendimi për prishjen e pronave të banorëve në Himarë duhet të pezullohet menjëherë.
U theksua se respektimi i të drejtave të njeriut është një përparësi e madhe për çdo shtet që dëshiron të punojë në mënyrë moderne dhe demokratike.
“Aq më tepër në rastin e Shqipërisë, performanca e të cilit në këtë fushë monitorohet tërësisht në kontekstin e negociatave ende në proces me BE-në.
Burimi/Shkodra.news/


Leave a Reply