“Shqipëria ul flamurin turk në shkollat turke në vend”. Kjo është ajo që mediat amerikane kanë shkruar sot nëpër portale.Ministria e Arsimit në Shqipëri bëri të ditur se u ka kërkuar shkollave turke të themeluara nga kleriku Fethullah Gulen që të mos përdorin flamurin dhe simbole të tjera turke.
Ministria e Arsimit thotë se reagimi ka ardhur për një ankese të bërë nga ambasada turke në Tiranë dhe u ka kërkuar këtyre shkollave që të mos përdorin simbolet turke nëse nuk kanë një autorizim nga misioni diplomatik.
Turqia dhe presidenti i saj, Rexhep Taip Erdogan akuzojnë klerikun Gulen se kanë organizuar grushtin e dështuar të shtetit në korrik të këtij viti.
Erdogan është përgjigjur me dorë të hekurt, duke arrestuar mijëra njerëz.
Së fundmi janë arrestuar edhe gazetarët e një gazete të njohur.
Kjo ka sjellë reagimin e kancelares gjermane, Angela Merkel, që ka kritikuar Ankaranë.
Por të enjten, Erdogan iu përgjigj Merkel duke lëshuar një paralajmërim.
“Hej Gjermani, të jesh e vetëdijshme se kjo murtajë terrori do ju godasë si bumerang,” tha Erdogan.
“Ne jemi të shqetësuar për sjelljen tuaj. Ju i keni hapur dyert terrorit”.
Erdogan e akuzon Gjermaninë se “mbron” anëtarët e lëvizjes Gulen dhe eksponentët e partisë kurde PKK.
Burimi/shkodra.news/


Leave a Reply