Shumica i rikthehet ligjit që rrëzoi në 2013. Ambientalistët dhe shoqëria civile paralajmëruan para parlamentit se do kërkojnë referendum. Kryeministri Rama: Kushtet nuk janë më ato të tre viteve më parëMe thirrjet e përsëritura “Nuk i duam plehrat” ambientalistë dhe përfaqësuesë të shoqërisë civile protestuan sot para parlamentit, ku u diskutuan disa amendamente ligjore të cilat parashikojnë lejimin e importit të mbetjeve urbane. Tre vjet më parë, pas përpjekjesh të gjata, po këta njerëz që ishin mbledhur sot para godinës ku zhvillohen seancat parlamentare, arritën të siguronin të drejtën për thirrjen e një referendumi kundër ligjit të atëhershëm i cili lejonte importin e mbetjeve. Referendumi i parashikuar për t’u mbajtur në dhjetor të 2013 nuk u zhvillua, pasi në tetor të po atij viti, qeveria e porsa krijuar e kryeministrit Edi Rama, i rrëzoi nenet e ligjit që parashikonin importin.
Burimi/Zeri i Amerikes/


Leave a Reply