Ka shumë shembuj në Kur’an dhe në Synnet që flasin mbi virtytet e një qëndrimi pozitiv mendor, përkushtimi dhe optimizmi përballë kundërshtisë. Si e keni kuptuar ju se durimi dhe një perspektivë pozitive e jetës janë mjetet më të mëdha të një shërimi që ju mund t’a përdorni?
Kur’ani (surja 2, ajeti 155-157) thotë: “Ne ju sprovojmë me ndonjë frikë, me uri me ndonjë humbje nga pasuria e nga jeta e edhe nga frytet. Dhe përgëzoi të qëndrueshmit, të cilët, kur i godit një fatkeqësi, thonë: ”Ne jemi t’ALLAHUT dhe vetëm tek Ai kthehemi”.Të tillët janë që te Zoti tyre kanë bekime e mëshirë dhe të tillët janë ata të udhëzuarit në rrugën e drejtë.”
Sipas zbulimeve më të reja shkencore, duket që kjo mëshirë shpesh pasqyrohet me një gjendje shumë të mirë shëndetsore .
Bernard Jensen, në librin e tij: <> thotë: ’’Mjeku i sotëm pranon se ”vendëpunishtja” më e madhe e njeriut nuk është trupi por mendja që e kontrollon “. (puna më e madhe nuk kryhet me trupin e njeriut por me mendjen që e mbikqyrë ate (v.p.)
Ndërkaq, Dr.Ted M. Morter, në librin e tij pohon kështu: <>, duke shtuar: “Mendimet e këqija shpesh janë faktori numër një i prodhimit të acideve në trup (dhe sasia e madhe e thartinës është shkaku kryesor i së keqes )…..sepse trupi juaj reagon ndaj një mendimi negativ dhe një tendosjeje shpirtërore i provokuar me të menduar, njësoj sikur kur reagon edhe ndaj një dëmi fizik .”
Në të vërtetë, studimet e bëra në spital tregojnë se tek pacientët e kontrolluar nepër klinika, të cilët nuk janë shtruar në spital, 70% prej tyre, nuk kanë sëmundje organike, gjë që është një shkallë shumë e lartë. Kur nga ana mjekësore, këta të sëmurë nuk kanë gjetur ndonjë burim të vërtetë organik të sëmundjes së tyre, atëherë ekziston një bazë fizike që ka të bëjë me këtë dukuri .
Qyshkur Frojdi e bëri të njohur idenë e psikoanalizës, njerëzit shpesh janë përqëndruar kryesisht në fushën mendore, për t’i zgjidhur disa probleme, duke haruar se janë të pandashme sfera fizike dhe ajo mendore. Mendja ndodhet në tru e truri është një organ. Sikur edhe të gjitha organet tjera, ai ushqehet me po ato lloj ushqimesh sikur edhe organet e një trupi tjetër dhe është i prirur për të njejtat probleme.
Sidoqoftë, truri s’është veçse një pjesë e trupit tonë sikur edhe të gjitha pjesët tjera dhe qëndron në varësi të plotë nga trupi. Ka nevojë për sheqer për t’a sintetizuar energjinë përkundër indeve tjera që mund të zhvillohen duke u nisur nga kalciumi dhe yndyrnat. Prandaj, është edhe organi i parë që vuan nga gjaku i dobët (varfëruar) në sheqer dhe reagon më rreptë ndaj kësaj. Vet Frojdi thotë se psikoanaliza nuk është e përshtatshme për t’i mjekuar sëmundjet si shizofrenia dhe ka kërkuar që shkaqet e tyre të trajtohen si biokimike.
Nëse ne nuk harrojmë se truri është një organ që vepron në pajtim me organet tjera dhe ushqehet po me atë gjak, atëherë mund të kuptojmë se si pasojat e llojllojshme mendore mund të na godasin fizikisht. Veprimi i thjeshtë i trurit tonë, me të menduar ose studiuar, harxhon ushqim në sistemin tonë, sidomos fosforin. Puna e dendur e trurit mund të shkaktoj mungesën e fosforit. Dhe e kundërta e kësaj të vërtete qëndron në faktin se njerëzit me aftësi të mëdha intelektuale zakonisht kanë sasi të madhe të fosforit në organizmin e tyre.
Hadithi i Pejgamberit, paqja e Zotit qoftë mbi te, sipas Ebu Hurejres, shpirtërisht është më i begatë: “Nuk është më i forti ai që mund tjetrin me forcë (pra fizikisht), por ai që përmbahet gjatë zemërimit .”
Pra qetësia (përmbajtja) dhe durimi, janë çelës të fuqisë fizike.
Fosfori nuk është ushqimi i vetëm që mund të shterojë shkaku i një tendosje dhe mungese të qetësisë shpirtërore. Nëse gjandrat tiroide, si organ i parë që kontrollojnë emocionet tona, punojnë shumë, ne poashtu mund të vuajmë nga mungesa e jodit. Punë si stresi gjatë kërkimit të një vendpune, ndarja (prishje martese), ose bartja me rastin e ndërrimit të banesës, mund të shkaktojnë varfërimin e kaliumit dhe Natriumit (kryprave ) në organizmin tonë .
Një hipoglicemi (mungesë e sheqerit në gjak), mund të jetë shkak i një ngacmimi, trazimi. Pejgamberi ynë, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi te, na ka këshilluar që t’a ndjekim rrugën më të matur, ja që ne shpesh i ekspozohemi një nervoze të tepruar, duke bërtitur, gjatë shikimit ngacmues të televizorit, duke shkuar në pazar, në kinema, nëpër festa, parqe atraktive, etj. Kur ne shikojmë diçka tërheqëse, korteksi ynë i adrenalinës ngacmohet dhe kështu shkaktohet rritja e sheqerit në gjak.
Kjo nxit pankreasin të prodhojë insulinën në gjak për të zvogluar sasinë e sheqerit, kështu që ne ndjehemi të lodhur ose të dobësuar.
Duke falenderuar Allahun me “Elhamdylilah” për atë që kemi dhe kur përballemi me sprova, qetësohemi dhe kështu ruajmë shëndetin tonë. Duhet të përpiqemi të qëndrojmë në shtëpi dhe të punojmë në një mjedis të qetë e të lirohemi aq sa është e mundur nga streset. Njëra nga mënyrat e neutralizimit të veprimit të stresit (tendosjes) është thjesht të vetëdijsohemi mbi tendosjen me të cilën ne përballemi dhe t’a marrim (konsumojmë) një ushqim të barazpeshuar dhe të plotë, t’a zëmë, ushqim bimor.
Për shembull nëse një njeri ri deri vonë për t’u falur dhe për të kënduar Kur’an gjatë muajit të Ramazanit , ai mund të hajë ushqim të pasur në fosfor, që do t’a ndihmonte t’a ruaj sasinë e fosforit. Nëse një njeri lëviz, ose shkon në Haxh për Umre, ai do të duhej të riste sasinë e ushqimit në kalium dhe Natrium (krypra) po aq sa edhe vitaminën B.
Nëse ne shpirfillim plotësisht lidhjen e shëndetit mendor me ate fizik, atëherë na mungon një hollësi e rëndësishme e veprimit mendor. Dhe në rastet e gjendjeve të rënda shëndetsore, më së miri është të preferohet parandalimi ( i marrjes) se sa gjetja e një ilaçi.
Së këndejmi mënyra më e mirë që t’i shmangemi të gjitha shprehive negative dhe t’i kontrollojmë emocionet tona thjeshtë mund t’arrihet me vënjen në zbatim të shpirtërores, siç n’a këshillon Kur’ani dhe Synneti.
Duhet të themi “Elhamdylilah “ si falenderim ALLAHUT për ate që na është dhënë (si begati, e mirë), “Insha’ALLAH”, për ate çfar ne synojmë të jetësohet dhe “Subhanallah” kur ne shofim ndonjë trazirë, turbullirë apo diç që na habit !
Nuk duhet të harrojmë të themi “Estagfirullah“, kur të humbim gjakftohtësinë ose në rast dobësie . Dhe është me shumë rëndësi të thuhet “ALLAHU EKBER” kur të përballemi me sprovat e jetës.
Karima Burns
Përktheu dhe përshtati nga frengjishtja: L.Kullashi


Leave a Reply