Shkencëtarët thonë se besnikëria e njeriut në një marrdhënie dashurie mund të kuptohet nga fytyra e tij. Kështu si vajzat edhe djemtë mund të dallojnë nëse partneri i tyre është vetëm për një natë apo diçka më shumë se aq, duke vëzhguar tiparet.Tek meshkujt, një nofull e gjerë, hunda e madhe dhe sytë e vegjël tregojnë se i pëlqen më shumë epshi i momentit se sa dashuria.
Profesorë nga universiteti Durham shprehen se megjithëse një grua duket kur është e shpenguar apo familjare, nuk ka detaje të përbashkëta të fytyrës që ta tregojnë këtë gjë.
Rreth 700 heteroseksualë që morën pjesë në studimin e organizuar nga Durham.
Rreth 72% e tyre ose 153 pjesëmarrës identifikuan korrekt zakonet seksuale të një grupi meshkujsh dhe femrash në bazë të fotografisë së tyre.
Kërkimi tregoi gjithashtu se gratë që ishin të pritura për marrëdhënie seksuale të shkurtra ishin më atraktive se të tjerat.
Ato kanë prirje të kenë sy të mëdhenj dhe buzë të gjera, afërsisht si të Angelina Jolie.
Gratë në përgjithësi ishin të pritura ndaj meshkujve që kërkonin marrëdhënie afat- gjatë.
Kërkimi tregoi se femrat i shikonin meshkujt si jo të besueshme dhe më të keq se prindërit e tyre.
Të dy sekset tentonin të zgjidhnin ato lloj partnerësh që kompletonin personalitetin e tyre.
Dr Lynda Boothroyd, nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin Durham tha se: “Kjo tregon se impresionet fillestare mund të jenë pjesë e asaj se si ne i shohim partnerin tonë potencial- ose rivalin, kur e takojmë për herë të parë.
“Me kohë njohuritë tona bëhen më të forta për këtë person, dhe mund të ndryshojnë me moshë”.
Dr Ben Jones thotë se: “Studimet e mëparshme tregojnë se njerëzit gjykohen nga fytyra e tyre, por ky studim tregon se vërtet fytyra tregon një anë të personalitetit të njeriut”.


Leave a Reply