Lidhur me sulmin mbi Kuvendin e Kosovës ka reaguar edhe deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra.
Ajo në llogarinë e saj në facebook ka shprehur shqetësimin mbi këtë akt që ka ndodhur.
“Shqetësues dhe shumë i rëndë sulmi me predhë antitank drejtuar Institucionit më të lartë të vendit!”, shkruan deputetja Deliu-Kodra.
“Sulme si ky janë sulme drejtuar shtetit të Kosovës, janë tentim i hapur për të destabilizuar jetën e qytetarëve të Kosovës dhe për të cenuar stabilitetin e vendit”./lajmi.net


Leave a Reply