Suedia ka fituar një sondazh si vendi më i mirë kur vjen puna për të shërbyer interesat e qytetarëve të vet ndërkohë që shmang impaktet dëmtuese ndaj shteteve të tjera dhe ndaj natyrës.Vendi ka lënë pas 162 shtete të tjera dhe është ngjitur në krye të Good Country Index, një tabelë që bazohet te 35 tregues të ndryshëm nga burime që përfshijnë Kombet e Bashkuara dhe Bankën Botërore, shkruan The Independent.
Suedia shënon rezultatet më të larta për kontributet pozitive të stilit të jetesës, që përfshijnë begatinë, barazinë, pasurinë dhe mirëqenien, ndërkohë që ka rezultate të larta edhe kulturalisht.
Islanda është në krye të listës për sa i takon kontributit të përgjithshëm për planetin dhe mbrojtjes së klimës, përfshi gazrat e ulët CO2 dhe prodhimin minimal të materialeve të rrezikshme, ndërkohë që Britania e Madhe nuk është edhe aq mirë në këtë sektor, duke u renditur e 22-ta.
Megjithatë Britania e Madhe është në krye të tabelës kur bëhet fjalë për shkencën dhe teknologjinë, e cila llogarit botimet shkencore dhe studimet, çmimet Nobel dhe patentat.






Leave a Reply