Një kapsulë hapësinore Soyuz me një ekuipazh ndërkombëtar prej tre vetësh u ankorua në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës të shtunën në mëngjes, rreth 400 kilometra mbi Tokë.
Astronautja e NASA-s Kathleen Rubins, kosmonauti rus Anatoly Ivanishin dhe astronauti japonez Takuya Onishi u nisën nga kompleksi hapësinor rus në Baikonaur të Kazakistanit të enjten.
Ekuipazhi do të kalojë katër muaj në Stacionin e Hapësirës.
Rubins është studiuese e kancerit dhe sëmundjeve infektive. Ajo do që të provojë për herë të parë të realizojë sekuencën e ADN-së në hapësirë.
Zeri i Amerikes


Leave a Reply