Një nga studiuesit që i ka kushtuar studime të veçanta botës ilire ishte studiuesi francez, Pierre Cabanez.Nga dëshmitë epigrafike të Dodonës së Butrintit, që i përkasin shekujve VI-I para erës sonë në Iliri, gruaja kishte të drejta të barabarta me burrin, e në disa raste gëzonte më shumë të drejta se ai.
Kështu ato kishin status të lartë, shpesh bëheshin udhëheqëse të grupeve fisnore. Për sa u përket bindjeve fetare, kuptohet që ilirët ishin paganë dhe i besonin jetës së përtejme.
Studiuesi francez, Pierre Cabanez, shkruante në studimet e tij: “Është veçanërisht interesante të vihet re vendi që zë gruaja në renditjen e grupit familjar! Roli i saj i vërtetë kuptohet qartë nga vendimmarrja që ajo ushtronte, si p.sh. në lirimin e skllevërve, si dhe në drejtimin e tyre. Në shumë raste gruaja ishte në krye të grupit familjar”.
Arkeologu italian, Ugolini, jep 2 akte të plota të lirimeve të kryera nga një grua. “Në Dodonë një grua liroi dy skllevër. Kjo zonjë i mbajti ata në shërbim pranë familjes deri në fund të jetës”.
Një rast tjetër, një grua liroi 4 skllevër, ku 3 ishin gra dhe 1 burrë. Të gjitha këto mbishkrime dhe të tjera dëshmojnë një unitet të gjerë kulturor dhe të drejtash. Madje ma forcojnë më shumë idenë se niveli i përparimit të një shoqërie varret nga niveli i përparimit të gruas.
Pra ato nuk ishin vetëm “vegla me shpirt”, por qytetare të denja me autoritetin, të drejtat, me pushtetin e vendimmarrjes dhe shumë më përpara nga fqinjët kufitarë.
Pra më të përparuara dhe më të emancipuara për kohën që jetonin.
Me lirinë në barazi duke pasur parasysh nivelin kulturor, ekonomik, tregtar, politik të Ilirisë. Përcaktimi është fare i qartë dhe konkret, për sa i përket nivelit të lartë kulturor dhe social të ilirëve dhe ilireve, ajo kishte personalitetin e vet juridik, gëzonte liri të plotë në vendimmarrje, pa pasur nevojën e “tutorit”, burrit të saj.
Ato kishin të drejtë të frekuentonin edhe shkollat e përsosura me famë të Ilirisë, në të cilat kanë kryer studimet edhe Jul Cezari, Perandori Augusti etj. Gjithashtu edhe të luanin nëpër vegla të ndryshme muzikore të asaj kohe si të këndonin, të vallëzonin dhe të luanin nëpër dramat teatrore.
Pyetja që shtrohet është:
“Çfarë e ndoti traditën e të parëve tanë, që femra shqiptare as sot nuk i ka të drejtat që ka patur para 2500 vitesh?.
ilirida-online.com
Leave a Reply