Armiqtë e zemrës kanë emër e mbiemër, por janë të ndryshëm nëse në bazë të krahasimit marrim gjinitë. Për këtë janë të bindur kardiologët, sipas të cilëve pjesa më e madhe e stresit për muskujt kardiakë për meshkujt vijnë nga puna dhe trafiku, ndërkohë që për femrat nga familja dhe raportet sentimentale.
Në këtë përfundim ka mbërritur një sondazh, publikuar në Romë me rastin e Kongresit të Kardiologjisë.
Stresi, sipas specialistëve është një armik i shëndetit të zemrës, për kardologët që janë intervistuar, për një gjë të tillë nuk ka asnjë dyshim; mëshkujt stresohen në mënyrë të veçantë nga puna( 43.6% e rasteve) dhe kur janë në trafik (22.3% e rasteve).
Ndërkohë që për femrat tensioni i dëmshëm është më shumë i lidhur me familjen (40%) dhe me raportete sentimentale(23.7%).
Sipas sondazhit, bie në sy që 35% e kardiologëve shprehet se sot vdekjet të shkaktuara nga infarkti janë më të pakta, ndërkohë që janë shtuar ato që quhen vdekjet e infaktit të dytë.
Kjo sepse neglizhohen rreziqet që mund të shoqërojnë pacientët, ose nga mosndjekja në kohë e probleme shëndetësore. Sipas specialistëve për këtë gjë duhet të jetë gjithnjë një kardiolog në ndihmën e parë.
shekulli.com.al


Leave a Reply