Një shkencëtar thotë se ka zbuluar 5 mënyrat më të mira për të bërë dikë të bjerë në dashuri me ju.
Psikoterapisti dhe autori M.Gary Neuman thotë se këto mënyra janë provuar shkencërisht se funksionojnë.
Gary tha për Business Insider se, këto pesë mënyra të thjeshta për tu zbatuar, simulojnë tërheqjen dhe frymëzojnë ndjenjat që mund të çojnë në një lidhje afatgjatë.
Pesë hapat:
Ruani kontaktin sy më sy
Sipas psikologut amerikan, çiftet që janë të dashuruara ruajnë kontaktin sy më sy gjatë 75% të kohës.
Ji një dëgjues i mirë
Dëshira për tu dëgjuar me sa duket është një nevojë primitive, tha Gary.
Vlerësimi
Gary tha se një person ka më shumë gjasa të bjerë në dashuri nëse ndjen se mendimet e tyre mbështeten. Ai shtoi se 48% e çifteve të përfshirë në studimin që ai ka bërë thanë se marrëdhënia e tyre u ndërpre për shkak të mungesës së vlerësimit.
Buzëqeshja
Buzëqeshja është thelbësore në ruajtjen e një marrëdhënieje. Sipas një studimi nga Universiteti “Drake”, buzëqeshja ju bën më tërheqës. Buzëqeshja gjithashtu ju bën të dukeni më shumë si një fitues, aspekt ky i rëndësishëm që i bën njerëzit të bien në dashuri.
Prekja
Dhe së fundi, prekja. Sipas një studimi nga Universiteti i Harvardit, prekja çon në rritjen e kënaqësisë në një marrëdhënie. Gary tha gjithashtu se prekja rrit rehatinë dhe intimitetin, gjë që forcon lidhjet.
www.syri.net


Leave a Reply