Ish-truproja e Sali Berishës, tashmë në ekzil, në Turqi, Izet Haxhia, akuzon Berishën si strumbullarin e te gjitha vrasjeve me pagesë në Shqipëri. Madje ai thotë se në vitin 2000 ka qënë Berisha dhe njerëzit e tij ata, qe paguan 60 milione leke Emiliano Shullazin dhe Dritan Dajtin që të vrisnin Famir Metën, njeriun që u akuza për bashkëpunim për vrasjen e Azem Hajdarit dhe që më vonë doli i pafajshëm.
” Po flitet shumë në lidhje me kërcënimin që i është bërë kandidatit për rektor të UT. Luhet një lojë mediatike se kush qëndron pas këtij kercenimi? Që kërcënimi është bërë kjo është një e vërtetë e pamohueshme, po ky kërcënim u bë i njohur për publikun pikërisht nga personi që në mënyrë djallëzore që di vetem ai, në mënyrë po të fshehtë, nëpermjet njerëzve të tij i ka servirur Shullazit duke e joshur me shuma të mëdha të bëje kete kërcënim.
Shullazi këtë herë ka rënë ne kurthin e njerëzve të Marshallit, duke menduar se këtë kërcënim po e bën për hesap të njerëzve afër qeverisë së majtë, të cilët të themi të drejtën kanë edhe ata pjesën e tyre në perdorimin e këtij personi për qëllimet e tyre kriminale e shantazhimi.
Duhet thënë se kanë qenë të parët njerëzit afër Marshallit që përdoren Shullazin, për të kryer porositë e tyre kriminale.
Në vitin dymije Shullazi u pagua 60 miljon lekë për të vrarë Fatmir Metën që u akuzua bashkë me mua e vëllezrit e mi per vrasjen e Azem Hajdarit…më vonë ‘karriera’ e Shullazit njohi shkëlqimin më të madh në sundimin e dytë të Marshallit…ai së bashku me Dritan Dajtin ishin njerëzit më të besuar të ‘yllit’ në shkëlqim në polici, të Agron Kuliçit, që ishte dora e krimit e Marshallit në polici…ashtu sikur në vitet e para të pushtetit të PD-së kur Shik-u bën ‘transferimin ‘e Anton Gjergjit duke e përdorur për veprat e veta kriminale, pası ky killer kreu me devotshmëri porositë e Marshallit dhe njerzve te tij, u eleminua sepse filloi te bëhej i rrezikshëm edhe per urdhërdhënësit e tij …por vendi i tij nuk duhej te lihej bosh dhe u zëvëndësua nga Shullazi.
Por krimi nuk ka parti, politikanët tanë të mësuar të bashkjetojnë me krimin dhe ta përdorin atë për interesat e tyre kriminale, vazhduan e vazhdojnë të përdorin krimin dhe kriminelët qofshin edhe të njejtët persona të përdorur më parë prej atyre që i zunë karriget.
Pse pikërisht menjëherë pas nënshkrimit të paktit me FBI, nga ana e ministrit të Brendshëm hidhet në qarkullim për publikun ky kërcënim i bërë me burim ‘qytetarin dixhital’ të Marshallit që është Shish, prokurori e gjykatat, që punojnë e përdoren po prej Marshallit si nje shtet paralel? Sepse Marshalli ka kohë që punon për krijimin e alibisë së bashkëpunimit të “Saje Qorrit” siç e quan ai, me Shullazin dhe të tijët. Kjo duke u nisur nga përvoja e vet dhe partisë së tij në bashkëpunim të frytshëm me krimin e kriminelet.
Dhe pas kësaj na del që Marshalli është i vetmi që po lufton krimin e lidhur me politikën dhe këtë nuk mund ta bëjnë ata që nënshkruan pakt me FBI. Loja djallëzore e Marshallit vazhdon”, shkruan Izet Haxhia ne statusin e tij ne rrjetin social facebook, duke e cilesuar madje dhe kete ngjarjen e fundit me kercenimin 4 e kandidateve per rektore si një lojë te Berishes…
http://pamfleti.com/haxhia-berisha-hagoi-60-milione-leke-shullazit-e-dajtit-per-te-vrare-fatmir-meten/
Shullazi kete here ka rene ne kurthin e njerzve te marshallit
Izet Haxhia
Po flitet shume ne lidhje me kercenimin qe i eshte bere kandidatit per rektor te UT..Luhet nje loje mediatike se kush qendron pas ketij kercenimi ?qe kercenimi eshte bere kjo eshte nje e vertet e pamohueshme..po ky kercenim u be i njohur per publikun pikrisht nga personi qe ne menyre djallezore qe din vetem ai,ne menyre po te fshehte ,nepermjet njerzve te tij i ka servirur Shullazit duke e joshur me shuma te medhaja te beje kete kercenim. .Shullazi kete here ka rene ne kurthin e njerzve te marshallit ,duke menduar se kete kercenim po e ben per hesap te njerezve afer qeverise se majte.,te cilet te themi te drejten kane edhe ata pjesen e tyre ne perdorimin e ketij personi per qellimet e tyre kriminale e shantazhimi..Duhet thene se kane qene te paret njerzit afer marshallit qe perdoren shullazin per te kryer porosite e tyre kriminale ..ne vitin dymije shullazi u pagua 60 miljon leke per te vrare Fatmir Meten qe u akuzua bashke me mua e vllezrit e mij per vrasjen e hajdarit…me vone ‘karriera’ e Shullazit njofi shkelqimin me te madh ne sundimin e dyte te marshallit..ai se bashku me Dritan Dajtin ishin njerzit me te besuar te ‘yllit’ ne shkelqim ne polici te Agron Kuliçit qe ishte dora e krimit e marshallit ne polici..ashtu sikur ne vitet e para te pushtetit te pd kur shiku bere ‘transferimin ‘e Anton Gjergjit duke e perdorur per veprat e veta kriminale,pası ky killer kreu me devotshmeri porosite e marshallit dhe njerzve te tij u eleminua sepse filloi te behej i rrezikshem edhe per urdherdhensit e tij ..por vendi i tij Nuk duhej te lihej bosh dhe u zevendesua nga shullazi. .por krimi Nuk ka parti,politikanet tane te mesuar te bashkjetojne me krimin dhe ta pedorin ate per interesat e tyre kriminale vazhduan e vazhdojne te perdorin krimin dhe kriminelet qofshin edhe te njejtet persona te perdorur me pare prej atyre qe i zune karriget ..Pse pikrisht fill pas nenshkrimit te paktit me FBI nga ana e ministrit te brendshem hidhet ne qarkullim per publikun ky kercenim i bere me burim ‘qytetarin dixhital ‘te marshallit qe eshte Shish, prokurori e gjykatat.qe punojne e perdoren po prej marshallit si nje shtet paralel ..sepse marshalli ka kohe qe punon per krijimin e alibise se bashpunimit te Saje Qorrit siç e quan ai me shullazin dhe te tijet.kjo duke u nisur nga pervoja e vet dhe partise se tij ne bashkpunim e frytshem me krimin e kriminelet..Dhe pas kesaj na del qe marshall eshte i vetmi qe po lufton krimin e lidhur me politiken dhe kete Nuk mund ta bejne ata qe nenshkruan pakt me.FBI. ..loja djallezore e marshallit vazhdon. …
Burimi – Facebook


Leave a Reply