Shkaba, shpendi i rrallë megjithatë jeton. Por ajo po mbahet e lidhur. Ditë më parë media raportuan për vrasjen e një shkabe, në zonën e Kukësit. Kurse disa të tjera edhe për një tjetër në Kosovë.Sidoqoftë, ato janë vrarë dhe asgjë prej tyre nuk mund të shpëtohet. Specialistët deklarojnë se këto lloj shkabash ka kohë që janë në zhdukje e sipër.
Por mundësia për ta shpëtuar një është e madhe. Ajo është e gjallë dhe e shëndoshë, por është e lidhur nga pronari i një restoranti në rajonin e Drenicës.
Lajmi.net ka siguruar fotografi të kësaj shkabe e cila së paku në një foto duket sikur thërret për ta shpëtuar dhe lënë të lirë në qiell.
Nuk dihet se ku është kapur ky shpend i rrallë, për t’u lidhur nga pronari i këtij restoranti, por ajo që është më e rëndësishme ndoshta është që Ministria e Mjedisit të bëjë diçka, ashtu siç ishte vepruar me arinjtë e murrmë.

Meqë rrethanat e kapjes së këtij shpendi të rrallë nuk janë të qarta, lajmi.net nuk do të publikojë identitetin e pronarit.
Në vitet e 70-ta, shkaba të tilla, ishin në numër të madh në rajonin e Drenicës. Por tani ky shpend i rrallë është para shfarosjes.


© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply