“Do të të dua dhe do të të respektoj deri në vdekje…”. Brenda mureve të një kishe, kushdo e përsërit me gjysmë zëri frazën tradicionale, që i lidh dy njerëz në martesë. Një pjesë e njerëzve kanë tendencën të prekin gjithçka që u sheh syri, të tjerë u qëndrojnë besnikë partnerëve të tyre. Cilët janë personat e prirur për të ndërruar partnerët? A ekzistojnë disa gjestë që i dallojnë ata nga të tjerët? Të joshësh është një art, një lojë shikimesh, një harmoni që përfshin të gjitha drejtimet. Në çdo situatë, gjëja e parë për t’u bërë është të përzidhet personi mes kandidatëve të mundshëm të cilët mund t’ju tërheqin. Pas kësaj, në përgjithësi duhet të gjendet një mënyrë për të vendosur një kontakt me shikim, në mënyrë që ky i fundit të duket fare i rastësishëm. Të shikosh me ngulm njerëzit që nuk i njeh, mund të duket si një sjellje “kërcënuese”, prandaj është e rëndësishme që të natyralizohet sa më shumë kjo sjellje.
Qeshjet dhe përqafimet
Një tjetër detaj i rëndësishëm për të dalluar një njeri jo shumë besik është edhe buzëqeshja, si pjesë e përhershme e fytyrës. Këta njerëz gjithë kohën e kalojnë ashtu siç dëshirojnë, pa u preokupuar për probleme të ndryshme. Ky grup njerëzish po ashtu i përqafon më shpesh njerëzit e tjerë. Ata mund t’i tregojnë dikujt interesimin e tyre nëpërmjet një buzëqeshje ose thjesht me një shikim. Të shikosh në sy një person, është një rregull që vlen edhe në shumë situata të tjera. Prandaj, edhe gjatë bashkëbisedimeve ne shikojmë në sy këdo; nëse refuzon të na shikojë në sy, ose është shumë i turpshëm, ose refuzon tërësisht bashkëbisedimin. Në rast se buzëqeshja ose shikimi i kthen të tjerët mbrapsht, ata bëjnë një hap tjetër, që është përpjekja për një domethënie. Kontakti i parë fizik mes dy personave që tërhiqen nga njëri-tjetri, shpesh merr një intensitet të madh, kjo edhe pse mund të zgjasë vetëm pas çaste, ose mund të prekë disa zona të trupi që nuk janë veçanërisht erogjene.
Prirje e theksuar shoqërore
Personat e prirur për të ndërruar partnerët janë ata persona që kanë prirje të theksuara shoqërore. Në çdo rreth shoqëror mund të vësh re persona të caktuar, të cilët gjithmonë preferojnë të jenë në qendër të vëmendjes me batutat e shakatë e tyre. Duke pasur vëmendjen kryesore, ata kanë më shumë përparësi për të triumfuar. Në bazë të njohurive të reja të botuara në revistën “Journal of Research in Personality”, personat shumë të shoqërueshëm janë po ashtu më të prirur për të bërë më shpesh marrëdhënie seksuale me më shumë partnerë.
Personat ekstremisht të pashoqërueshëm
Personat ekstremisht jo të shoqërueshëm, i ndërrojnë shpesh krevatët sepse kanë frikë nga refuzimi dhe sjellja e keqe. Këto veprime nga ana e tyre përdoren për të “maskuar” atë që mendojnë dhe ndiejnë në të vërtetë. Në çdo partner të ri, ata shikojnë të vetja triumfin dhe mposhtjen e frikës për të dominuar.
Studimi
Universiteti i Rutgers në bashkëpunim me universitetin e Villanovas, kanë bërë disa hulumtime në lidhje me raportet seksuale ndërnjerëzore në një studim ku janë përfshirë 210 femra dhe meshkuj. Secili nga pjesëmarrësit vullnetarë në studim është lutur që të shkruajë numrin e personave me të cilët ka pasur marrëdhënie seksuale. Pas marrjes dhe krahasimit të përgjigjeve nga pjesëmarrësit në studim, janë fituar rezultate, të cilat tregojnë se personat të cilët në raport me të tjerët janë skajshmërisht të ngrohtë, si edhe ata të cilët janë skajshmërisht të ftohtë në raportet shoqërore, janë të prirë për të qenë promiskuitivë (të prirë për të pasur marrëdhënie seksuale me më shumë partnerë). Ndërsa personat të cilët janë mesatarisht të ngrohtë në raportet me të tjerët, kanë numër më të vogël të partnerëve seksualë. Kjo gjë shpjegohet me faktin që personat e ngrohtë, kërkojnë këmbimin e kësaj ngrohtësie me të tjerët.


Leave a Reply