Kreu i Shtetit shqiptar Sh.T.Z. Bujar Nishani u uron Festën e Sulltan Nevruzit të gjithë besimtarëve bektashinj kudo që ndodhen:
“I nderuar Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve,
Me rastin e Festës së shenjtë të Sulltan Novruzit dëshiroj t’ju shpreh ju, si dhe përmes jush, të gjithë besimtarëve bektashinj shqiptarë dhe jo vetëm, kudo ndodhen, urimet e mia më të përzemërta e të sinqerta për sa më shumë shëndet, mirësi, lumturi dhe begati!
Gjatë kësaj dite të madhërueshme, kur besimtarët bektashinj shqiptarë festojnë në këtë prag ringjalljeje pranverore lindjen e Imam Aliut, që për ta, si dhe për të gjithë ne, përfaqëson ripërtëritjen e besimit të palëkundur te jeta, vepra dhe forca e patjetërsueshme e të Plotfuqishmit, shqiptarët festojnë së bashku dhe ndajnë me njëri-tjetrin edhe gëzimin dhe shpresën për jetën dhe për një të ardhme më të mirë.
Andaj, edhe sot, kur të gjithë bashkë kremtojmë dhe shkëmbejmë me shoqi-shoqin urimet më të ndiera për këtë ditë të bekuar, më lejoni të nënvizoj se në cilësinë e Kreut të Shtetit, jam besimplotë se mirëkuptimi, harmonia dhe uniteti do të mbizotërojnë mes të gjithë bashkëkombasve tanë!
Gëzuar Sulltan Nevruzin!” – thekson Presidenti Nishani në mesazhin e Tij të urimit drejtuar të gjithë bektashinjve.
Faqja e Presidentit


Leave a Reply