Veprimtari i çështjes kombëtare Haki Morina, i cili jeton në Zvicërr, nëpërmjet një statusi në Facebook ka rrëfyer hapur se cili është një nga personat që mbajnë funksione publike sot dhe që e ka tortuaruar për 6 muaj në organet e hetuesisë së Pejës, pas demostratave të vitit 1981, shkruan INFOKUSI.COM.
Morina ka thënë se ishte Gani Hjadari, ai që e ka torturuar në ish objektin e Sigurimit shtetëror në Pejë gjatë periudhës 3 prill deri më 17 shtator 1982 duke thënë se po e deklaron këtë njeri sepse ai mban funksion drejtues në një institucion të rëndësishëm shtetror.
Morina po ashtu ka thënë se nuk ka mundësi financiare që ta ndjekë penalisht Hajdarin dhe se nuk e ka për detyrë që ta bëjë, ngase siç thotë ai këtë duhet ta bëjë shteti, i cili tashmë është i realizur dhe për të cilin ai është torturuar nga personi i apostrofuar, dhe se tortura ndaj tij nuk kishte të bënte me çështje private por për çështje kombëtare.
Haki Morina dhe familja e tij, që nga demostratat e vitit 1981, janë përndjekur e persekutuar nga rexhimi serb i asaj kohe , me ç’rast Hakiu si 17 vjeçar në atë kohë është denuar me 7 vite burg, kurse edhe anëtarë të familjes së tij ishin denuar me nga disa vite burg.
Kjo familje që nga viti 1981 e deri në çlirimin e Kosovës, ka qenë në shënjestër të regjimit, i cili nuk ka lënë rast pa e bastisur, maltretuar e persekutuar familjen Morina./INFOKUSI.COM
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply