Evolucioni po zhvillohet në dobi të grave sepse ato po bëhen gjithnjë më të bukura, pohojnë shkencëtarët.
Megjithatë kjo s’mund të thuhet edhe për burrat. Shkencëtarët zbuluan se gratë atraktive kanë më shumë fëmijë se ato më pak atraktive dhe se shumica e atyre fëmijëve janë të gjinisë femërore.
Kur ato vajza rritën, bëhen të bukura dhe rasti sikur me nënat e tyre përsëritet dhe me kalimin e gjeneratave gratë bëhen gjithnjë më të bukura.
Marrë parasysh se burrat dhe gratë e bukura zakonisht kanë fëmijë të gjinisë femërore, shkencëtarët pohojnë se burrat nuk ndryshojnë, do të thotë nuk bëhen të bukur.
Këto rezultatet u fituan gjatë një studimi për tërheqje fizike dhe lidhjes së saj me suksesin riprodhues. Shkencëtarët thonë se gratë më të bukura kanë 16 për qind më shumë fëmijë sesa gratë më pak atraktive.
Në këtë studim ishin përfshirë 200 burra dhe gra, jeta e të cilëve ishte përcjellë për disa decenie.
“Nëse prindërit më të bukur kanë më shumë vajza dhe nëse bukuria fizike është trashëguese, është e logjikshme se gratë nëpërmes gjeneratash bëhen më të bukura se burrat”, theksuan shkencëtarët.


Leave a Reply