Gjithnjë e më shumë njerëzit po “varen” nga vitaminat. Prindërit fillojnë që me fëmijët e tyre të vegjël t’i japin multi-vitamina e më pas vazhdojnë me idenë se pse të mos marrim suplemente për kocka më të shëndetshme apo se flokët e mi kanë nevojë për diçka më shumë; nuk mund të bëj palestër pa proteina dhe kështu, pothuajse çdo aktivitet natyral në jetën tonë ndikohet nga pilula të ndryshme. Por pyetja është, a janë të gjitha vitaminat të sigurta për ne? Çfarë thotë shkenca?Shkenca pohon se ju duhet të merrni vitamina, por më e rëndësishmja është se duhet të mbuloni kërkesat e përditshme të organzimit për vlerat ushqyese nga konsumi i ushqimit të shëndetshëm dhe i balancuar, pra, jo tërësisht nga vitaminat. Studimet kanë treguar gjithashtu se marrja e vitaminave në mënyrë të pakontrolluar mund të çojë në kancer, sëmundje të zemrës dhe mund të shkurtojë jetën.
living.al


Leave a Reply