Kush duhet ta shpërndaj grupin mafioz që e vrau dhe e ndau Kosovën pamëshirshëm
Halil Geci
A mbahet shteti me DROGAGJI, KËPUCTAR, TENEQEGJI, QENAGJI, HAJNA, SAKAQEGJI, SPIUNA, të ish sistemeve, por edhe nga polarët dhe spiunë të sodit, duke ua hequr kokat intelektualëve sikur dikur në kohen e Enverit.
Fatkeqësia më e madhe e të dyja shteteve tona është se kriminelët që po i udhëheqin shtetet i përdorin njerëzit e profileve të tilla si njerëz të ndëgjueshëm dhe vrastar që përdorin dhunë dhe vrasje derisa erdhën në kupollën e shteteve, duke i anashkaluar AKADEMITË dhe rininë e shëndoshë demokratike, për ti plaçkitur dhe nëpërkëmbur pasuritë shoqërore dhe për tua vrarë shpresën e fundit popullit të shkretë.
Ndërhyrja e shërbimeve anti-shqiptare në zgjidhjen e problemit të Kosovës po del se e ka zanafillën e hershme. Me hyrjen në politikë të akademikëve dhe ajkës shqiptare, Serbia i futi në lëvizje t’gjithë spiunët e brendshëm si lloji i Hashimit dhe i Isës,dhe aleatët e jashtëm historik të saj, si Franca, Greqia etj për ta tejkaluar problemin e pakapërcyeshëm, për të cilin duhet zgjedhje.
Në shërbim të së keqes u vunë edhe disa shqipfolës që dikur demonstratat e studentëve i quajtën irridentiste, nacionaliste e që kërkonin me çdo kusht rrënimin e AUTONOMISË të atëhershme për ti shuar me dhunë të drejtën legjitime për vetëvendosje, dhe për ta ruajtur vëllazërim bashkimin e Serbisë. Të njëjtit njerëz kishin shkruar edhe libra kundër Ibrahim Rugovës dhe përkrahësve e tij.
Një libër i tillë fushate ishte bërë kundër atyre që ofronin vlera shqiptare, me emrin “Morfologjia e një fushate”, i njëjti shkrimtar më vonë gjendej në mesin e revolucionit t’vonuar demokratik në Vlorë me tre grishtrinjtë e tij, ulërimat. Po britmat dhe tre gishtërinjtë lart dëgjoheshin pa reshtur nga çetnikët e Miloshoviqit në Kosovë dhe Serbi sikurse edhe në Vlorë.
Mjegullën që po shpërndan dielli dita ditës po i zbardh tradhtitë që ju kanë bërë këtij vendi nga njerëzit e tij, ku e ndan Mitrovicën dhe e sollën Serbinë këmbëkryq në maje të shtetit, prishja e zotnive ndër veti po zbardh shumëçka që ne i dinim, por votuesi i shkretë nuk i dinte.
Andaj duhet një analizë e thellë me miqtë e Kosovës e veçmas me USA-n dhe Gjermaninë se si të dalim nga kjo humbje kaq e thellë dhe ti largojmë sa ma shpejt ish njerëzit e sistemit të dikurshëm të Serbisë,dhe shitësit e interesave kombëtare të shërbimit francez të lidhur drejtpërdrejt me UDB-në të llojit të Polarit nga Broja e Drenicës, dhe bashkëpunëtorit të tij nga Gollaku i Prapashtices dhe bashkëpunëtorëve dhe përkrahësit e tyre. Grupet e tilla politikanësh sot enden me xhipa të zi, me alamet truproje sikur ta kishin pushtuar MARSIN pa ndihmën e USA-së. Projekti i Kosovës po tretet si fluska e BORËS nga shërbimet europiane e veçmas ato franceze-sllave duke i dhuruar Serbisë krejt çka ajo po dëshiron.
Si arriti ta instalojë shërbimi francez Esat Pash Toptanin nga Broja në krye të UÇK-së e më vonë në krye të QEVERISË si njeriun e tyre, pastaj të marrë argumente për shtëpinë e verdhë, dhe trafikimin e organeve, për të cilat nuk do të besonim kurrë se shqiptarët bënë të tilla gjëra, a është kjo një tradhti kombëtare, apo vlerë, duhet të merren shërbimet e SHTEIT, së bashku me miqtë tonë si USA-në.
2. Si arriti Karla Del Ponte ti ketë të gjitha ato dëshmi, incizime dhe fotografi për shtëpinë e verdhë dhe trafikimin e organeve?
3. Pse ju deshtë shërbimit francez ta zbulonte spiunin e vet HASHIMIN në këtë kohë.
4. Pse nuk i duhet më Hashimi shërbimit sekret francez DGSE.
5. Si u nda Mitrovica me betimin e SHIK-ut dhe spiunin francez prej Broje.
6. Pse vriteshin veprimtarët e LDK-së me orientime pro USA nga SHIK-u, i cili e kishte kokën në Francë e prapanicën në Beograd.
7. Kë e mbështet Hashimi në luftën e UÇK-së, dhe kë e vriste.
8. Pse shërbimi Francez ishte kundër familjes time, dhe pikërisht kundër vëllaut tim Gani Geci.
9. Si na rrethoi SHIK-u me rus për ta arrestuar vëllain tonë Ganiun.
10. Pse KFOR-i francez në Mitrovicë e mbante fotografinë e Ganiut nëpër zyrat e tyre dhe e quanin kriminel lufte.
11. A është e vërtetë se 500 milionë marka i janë dërguar Serbisë nga shefi i kaces Isa Mustafa, me urdhrin e Bukoshit.
12. A është e vërtetë se Gani Thaçi i ka marr 8 milionë marka nga kjo kacë e Ises.
13. Kush ia dha Sabit Gecit 500 mijë marka për ta vrarë vëllain tonë Ganin dhe shokët e tij.
14. Pse ju duhej koka e Ibrahim Rugovës dhe intelektualëve të tjerë SHIK-ut.
15. Si arriti Kushneri ta qes Ibrahim Rugovën në rrugë për të protestuar me paqe kundër dhunës, në sheshin Nëna Terezë,dhe si arritën djemtë tonë ta shpëtojnë nga çakejtë e SHIK-ut që bartnin armë nën pallto.
16. Si arriti Amerika ta shpëtoj Kosovën nga europianët duke i futur edhe ata në luftë për ta shpëtuar një popull të pambrojtur.
17. Sa i duhen kosovarëve liberalizimi i vizave pa një pjesë të Kosovës.
18. A më e fort është Kosova sot a ajo e autonomisë së 74-ës.
Për këto dhe shumë të tjera duhen shpjegime nga analistët dhe njerëzit e dijes dhe pendës së bashku me miqtë tanë Perëndimor e veçmas USA-së, Gjermanisë, Anglisë, Austrisë e të tjerët që ecnin zvarrë mbas USA-s derisa na çliruan, për ta shpëtuar projektin prej miliarda dollarësh që dhanë të gjithë së bashku me USA-në për ta mbrojtur popullin e Kosovën nga shfarosja totale.
Për këto dhe shumë të tjera duhen analiza patjetër edhe nga institucionet kompetente të shtetit, por edhe nga faktorë të tjerë. (Shqiptari.eu)
© 2016, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply