Badallaj-Zhuriani
Vendi nuk meriton të udhëhiqet nga ky soj i pushtetarëve
Serbia e kishte dorën e krimit shumë të gjatë në Kosovë
*Shumë banditë të kësaj bande qeveritare, deputetë dhe ish-deputetë të Kuvendit të Republikës, kapo të partive politike, janë të përlyer deri në fyt me krime kundër shqiptarëve, prandaj pengohen me çdo kusht nga vagabondët…
*Publikisht deklarohem se jam i gatshëm të ofroj fakte para gjykatës kundër kësaj bande të krimit makabër, këlysh të Titos, Aleksandër Rankoviqit dhe bandës se Rrahmanzinjve, që kanë vrarë e kanë prerë shqiptarët me hanxhar dhe kanë humbur pa shenjë… (Reshat Badallaj-Zhuriani)
* Hapjen e dosjeve e përkrahin Amerika, Gjermania, Anglia, Franca… ndërkaq nga figurat e njohura politike e të letrave shqipe akademik Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Adem Demaçi – simboli i rezistencës shqiptare, Visar Zhiti, Dioguardi…
* Me hapjen e dosjeve nuk do të thotë se spiunët t´i marrim e t’i vëmë në trekëndëshin e sojit të Sadam Hyseinit, por të paktën të ndahet gruri nga egjra…
* Kur të hapen dosjet kombi ynë është rehat dhe shihet se kush frikësohet nga hapja e dosjeve dhe pse?
* Nga 2200 agjentë në Ballkan, mbi 700 ishin në Kosovë, a është faji i këtyre langonjve që ne mbetëm nën kthetrat e gjakësorëve serbianë?
* Çka më shtyri të shkruaj ketë shkrim?
Parlamenti Evropian kërkoi hapjen e arkivave kombëtare dhe veçanërisht dokumentet e ish-agjencisë së inteligjencës, UDBA.
BE-ja kërkon gjithashtu që Serbia “të lehtësojë qasjen në këta arkiva që kanë lidhje me ish-republikat e Jugosllavisë dhe t’ia kthejnë ato qeverive përkatëse, nëse ato i kërkojnë”.
Serbia është vendi i fundit në Evropë që do të hapë arkivat sekretë
Sidoqoftë, dosjet mund të hapen vetëm pas zgjedhjeve të përgjithshme. Parlamenti serb është pezulluar, që do të thotë se Ligji i shumëpritur për Hapjen e Dosjeve Sekrete do të duhet të presë më gjatë.
Në të shkuarën, janë bërë përpjekje të ndryshme për të miratuar ligjin. Përpjekja e parë u bë pas ndryshimeve demokratike në 2004 dhe e fundit në 2009, kur SPO, një partitë politike serbe, prezantoi ligjin. Ligji, sidoqoftë, nuk pati kurrë mbështetje të gjerë në Parlamentin serb.
Pjesa më e madhe e partive politike në Serbi aktualisht janë në favor të lëshimit të dosjeve, duke thënë se mbështesin bërjen publike të emrave të autorëve të krimeve të luftës të përmendur në ato dosje.
Ivica Daçiq, lideri i ish-partisë së Slobodan Milosheviqit, Partia Socialiste e Serbisë, i cili ka qenë kundërshtari më i madh i Ligjit për dosjet sekrete, tha se as ai dhe as partia e tij nuk iu tremben hapjes së dosjeve.
“Nuk kemi arsye për t’u frikësuar. Kundërshtarët e Milosheviqit duhet të shqetësohen, sepse do ta marrin vesh se cili nga ta ka bashkëpunuar me shërbimet sekrete. Në fakt, mezi po pres që ato dosje të hapen”, tha Daçiq kohë më parë për mediat.
Ish-sekretari i Shtetit në Ministrinë e Drejtësisë në Serbi, Slobodan Homen, beson se përveç implementimit të ligjit të ri, qeverisë së re do t’i duhet të formojë një komision të veçantë për t’u marrë me një çështje të tillë të ndjeshme.
“Këto dokumente janë të mbushura me informacione të ndjeshme, jo vetëm për personat publikë, por edhe për qytetarët e rëndomtë. Për këtë arsye kemi nevojë për dikë që do të vendosë se çfarë duhet bërë publike, çfarë është e vërtetë dhe çfarë është keqpërdorim [i informacionit]”, shpjegon Homeni.
Serbia pritet të përdorë të ashtuquajturin model evropian për lirinë e informacionit, sipas të cilit çdo person mund të ketë qasje në dosjen e tij, ndërsa keqpërdorimi i informacionit nga një palë e tretë ndalohet.
Arkivat e Serbisë mendohet se përmbajnë mijëra dokumente sekrete për vrasjet politike, kërcënime të politikanëve dhe kriminelëve, marrëdhëniet me agjencitë vendore dhe të huaja të inteligjencës. Përmbajnë gjithashtu informacione për qytetarët në gjithë ish-Jugosllavinë, si dhe qytetarët serbë”.
Serbia është vendi i fundit në Evropë që do të hapë arkivat sekretë.
E bëmë një shkëputje nga BALKAN TRANSITIONAL JUSTICE. Çka me shtyri te shkruaj ketë shkrim?
Kohë me parë, me rastisi te lexojë një shkrim shumë interesant: Në Hungari, në kohën e bllokut komunist, kishin qenë dy “shokë”. Njëri prej tyre gjithmonë kishte qenë hije e shokut tjetër dhe spiun me damkë. Tjetrit kurrë nuk i kishte vajtur mendja se shoku i tij kinse i shpirtit, të gjithë informatat i kishte dërguar në sigurimin e Shërbimeve Sekrete hungareze. Maltretohej dhe burgosej deri në vdekje. Zoti do që spiuni i shokut vdes më herët se ai i maltretuari dhe të burgosurit…
Shih për këtë, shoku para se të vdiste, e lë amanet që kur të vdesë ta varrosin afër “shokut”. Dhe, të afërmit e tij dhe familja këtë amanet e kryejnë deri në fund. Mirëpo, kur hapen dosjet e krimit, djali i tij zbulon se ai “shoku” kishte qenë spiuni dhe zagari i ti. Dhe pas 50 viteve, djali detyrohet që t´i heq eshtrat e kalbura të babait dhe t´i rivarros diku tjetër…
Pra, ruana ZOT, se mos po na ndodh edhe neve ky “yrnek” e ma Zot më keq! Sepse, mjerisht që 100 vjet, ka pasur zagarë shqipfolës që kanë bërë argatin e gjakësorëve serbianë kundër shqiptarëve, që kanë vrarë e prerë, me hanxhar e sakicë (sëpatë), prapa kurrizit. Langonjtë dëgjonin edhe frymëmarrjen e atdhetarëve shqiptarë dhe dërgonin haberet në UDB-në dhe KOS-in famëkeq dhe i kanë humbur pa SHENJË E PA NISHAN.
Serbia i kishte mbi 700 agjentë vetëm në Kosovë
Hanxhari i gjakësorëve sllavojugor dhe i zagarëve të tyre shqipfolës kishte prekur MISH E ASHT dhe kishin lëshuar KOSËN E VDEKJES NË KOKAT SHQIPTARE…
Më tepër se 5o vjet vepruan pa pushuar kundër kombit tonë dhe mu për këtë ne mbetemi prapa çdo kombi tjetër, më të shtypur, më të vrarë, sakatosur e burgosur dhe aq më keq këta qen ecnin me fodullëk, duke rrahur gjoks se ne jemi më të mirët, se ne mbrojmë “Vëllazërim- Bashkimin”, pretendonin gomarët shqipfolës dhe bile-bile mbanin fotografinë e kasapit Aleksandër Rankoviq dhe satrapit, Josip Broz Tito.
Shumë zullume këta i kanë bërë kombit, shumë kasaphanë u bënë me ndihmën e këtyre langonjve; Masakra e Drenicës, Tivarit, Maqedonisë…
Për të mos e zgjatur më shumë, duhet patjetër të HAPEN DOSJET E KRIMIT NË KOSOVË. Pse jo? Kush ka frikë nga kjo? Njëherë e përgjithmonë të ndahet gruri nga egjra dhe POPULLI ËSHTË REHAT. Sepse ka shumë që edhe kanë bërë karrierë politike dhe hiqen si të pafajshëm, tamam si hoxhë.
Serbia e kishte dorën e krimit shumë të gjatë Kosovë. T´i referohemi fakteve: Nga 2200 agjentë që kishte shpërndarë në tërë Ballkanin, mbi 700 kishte vetëm në Kosovë. Në Slloveni kishte 150, në Maqedoni 150, në Mal të Zi 200, në BH 350, në Kroaci 450 dhe në Kosovë mbi 700…
Në Kosovë ishin më gjakësorët, më kriminelët, më të pashpirtët. Shqiptarët ndiqeshin jo vetëm në vendin e vet, KU PËRKUNDEJ DJEPI NËPER MALET E LUFTËS, POR EDHE NË DIASPORË VEPRONTE “KOBRA”, “HILTON”… Në Evropë i dërgoi si mësues, nëpër konsullata e në dreqin e mallkuar…
Ndiqeshin atdhetarët më të dëshmuar të kombit që kishin tradita të moçme atdhetare, nga këta bythëlëpirës (të më falin lexuesit për këtë shprehje).
Në fund të fundit, HAPJEN E DOSJEVE E PËRKRAHIN AMERIKA, PARLAMENTI EVROPIAN, GJERMANIA. ANGLIA, FRANCA… Dhe nga figurat tona: Adem Demaçi, Rexhep Qosja, Ismail Kadare, Visar Zhiti…
Pra, NUK BËHEN HASHA ME SOJIN E KËTYRE ZAGARËVE SERBIANË QË VEPRUAN DENBABADEN KUNDËR KOMBIT TONË TË SHUMËVUAJTUR. Këtu nuk fola për disa këlysh të vegjël që diheshin botërisht, që diheshin ashiqare, që shëtitën Arkanin, langoi i Milan Shipkës, qeni Haxhi Latif Kuçit dhe argatin e UDB-së serbosllave, sepse janë strukur në strofullin serb dhe tani janë dalldisur dhe lehin sertë akoma kundër kombit tonë. Por, njëherë e përgjithmonë le ta dinë se kanë ikur gjakësorët serbianë e bashkë me ta edhe langonjtë e tyre, ndonëse nganjëherë nga mallëngjimi bëjnë ham, ham dhe e mallkojnë kombin tonë. Mallkimi bie mbi ta dhe për jetë të jetëve sa të mbesin SPIUNË ME DAMKË. PËR TOKË E PËR QIELL!
Dhe këta zagarët nuk e pranojnë USHTRINË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS-UÇK-në DHE KOMANDANTIN LEGJENDAR, ADEM JASHARI. PYETNI PËRSE…?
Këtë shkrim po e përfundoj, që të mos mendojnë se SPIUNËT REHATOHEN, DOSJET U MBYLLEN?! KURRË SA TË JETË JETA. EDHE NË VARRIN TUAJ DO T´JU NDJEKIM SI RASTIN NË HUNGARI…
Dhe shih për këtë, Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës janë mbushur me këtë specie tradhtarësh, spiunësh e vrasës dhe sot janë të ulur aty, bile në Kuvend, dhe marrin rroga të majme nga taksapaguesit të vendit. Kjo nuk është lehtë të thuhet dhe të akuzosh publikisht se ka ligj, bile ligj që këta banditë shkuar banditëve i kanë vrerët dhe e kanë bërë zap gjyqësinë dhe prokurorinë, kupolën e krimit që na qitën hije të zezë në tërë globin. Por, unë e them dhe jam i sigurt në këtë me fakte të shkruara…
Dhe krejt në fund fare, KOSOVA NUK KA NEVOJË DHE NUK E MERITON TË UDHEHIQET NGA KËTA BANDITËT AKTUALË QEVERITARË, SPIUNË TË UDB-së, KOS-it DHE TRADHTARË…! Kjo bandë gjakësorësh sa më parë duhet të ikën dhe meritojnë vetëm një gjë: QENTË T´IA PSHURRIN VARRIN ME LEZET…
Kaq kësaj radhe nga unë, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI. Për këtë shkrim mbaj përgjegjësi morale e penale.
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.
Leave a Reply