Ajo u përdhunua dhe mbeti shtatzanë me të dashurin e nënës së saj, kur ishte vetem 11 vjeç. Tani ‘betejen’ e ka me të ëmën. Historia e Chantelle Jones eshte shkruar nga mediat britanike. Sipas “Daily Mail”, Chantelle tani e ka akuzuar nënën e saj për vjedhjen e parave të kompensimit të saj nga përdhunimi.
E ëma i kishte thënë se ajo do të merrte 15.000 £ kompensim, kur te mbushte 21 vjeç, por vajza eshte tronditur kur ka marrë në dorëzim vetëm 2.000 £ dhe tani pretendon se nëna e saj i ka harxhuar £ 10,000 për shpenzimet në një martesë.
Kur Jones ishte nën 18 vjeç, paratë e kompensimit nga demi qe asaj i kishte ndodhur kur ishte minorene, i kishin kaluar nënës se saj për t’u kujdesur në emër të vajzes.
Por Jones tha per mediat se nëna e saj 45-vjeçare i ka shpenzuar 80% te parave.
Chantelle Jones u bë nëna më e re në Britani, kur ajo lindi një djalë në vitin 2006, teksa ishte vetëm 12 vjeç. Nje djale nga perdhunimi prej te dashurit te se emes.
Nena e saj thuhet se eshte denuar muajin e kaluar nga një Gjykatë pasi pranoi fajësinë për vjedhjen e 13.000 £ nga parate e kompensimit per te bijen.
Gjykata e denoi me 16 muaj burg. Ajo u urdhërua gjithashtu të bëjë 150 orë punë të papaguar.
http://www.albnews.al


Leave a Reply