AMBASADORJA E KULTURES SHQIPTARE NE DANIMARKE
  • Galeria
    • Foto
  • Home
  • About os
  • Aktivitete
  • Njoftime nga shoqata
  • Lajme
    • Lajme nga Diaspora
    • Lajme nga Kosova
    • Lajme nga Maqedonia
    • Lajme nga Shqiperia
    • Lajme nga bota
  • Turizem
  • Antaresimi
  • Per kontakt

Blogroll

  • Radio Projekt Cdo te merkurre dhe te premte nga ora 17- 01 me moderator Luigj Shkodrani, Sekretar i pergjithshem i Alba-Dansk 0

Archives

  • November 2026 (60)
  • October 2026 (408)
  • September 2026 (281)
  • August 2026 (508)
  • July 2026 (217)
  • June 2026 (47)
  • May 2026 (296)
  • April 2026 (268)
  • March 2026 (271)
  • February 2026 (296)
  • January 2026 (257)
  • December 2025 (293)
  • November 2025 (277)
  • October 2025 (183)
  • September 2025 (96)
  • August 2025 (306)
  • July 2025 (310)
  • June 2025 (310)
  • May 2025 (173)
  • April 2025 (60)
  • March 2025 (299)
  • February 2025 (287)
  • January 2025 (312)
  • December 2024 (302)
  • November 2024 (301)
  • October 2024 (277)
  • September 2024 (102)
  • August 2024 (315)
  • July 2024 (302)
  • June 2024 (291)
  • May 2024 (298)
  • April 2024 (261)
  • March 2024 (250)
  • February 2024 (277)
  • January 2024 (299)
  • December 2023 (261)
  • November 2023 (270)
  • October 2023 (150)
  • September 2023 (190)
  • August 2023 (312)
  • July 2023 (309)
  • June 2023 (270)
  • May 2023 (265)
  • April 2023 (261)
  • March 2023 (282)
  • February 2023 (270)
  • January 2023 (280)
  • December 2022 (270)
  • November 2022 (249)
  • October 2022 (232)
  • September 2022 (260)
  • August 2022 (186)
  • July 2022 (271)
  • June 2022 (269)
  • May 2022 (267)
  • April 2022 (193)
  • March 2022 (138)
  • February 2022 (235)
  • January 2022 (240)
  • December 2021 (200)
  • November 2021 (243)
  • October 2021 (259)
  • September 2021 (291)
  • August 2021 (270)
  • July 2021 (252)
  • June 2021 (241)
  • May 2021 (230)
  • April 2021 (258)
  • March 2021 (237)
  • February 2021 (192)
  • January 2021 (261)
  • December 2020 (275)
  • November 2020 (292)
  • October 2020 (321)
  • September 2020 (195)
  • August 2020 (271)
  • July 2020 (299)
  • June 2020 (302)
  • May 2020 (316)
  • April 2020 (282)
  • March 2020 (311)
  • February 2020 (272)
  • January 2020 (239)
  • December 2019 (280)
  • November 2019 (291)
  • October 2019 (309)
  • September 2019 (304)
  • August 2019 (223)
  • July 2019 (323)
  • June 2019 (291)
  • May 2019 (275)
  • April 2019 (273)
  • March 2019 (292)
  • February 2019 (259)
  • January 2019 (320)
  • December 2018 (312)
  • November 2018 (286)
  • October 2018 (289)
  • September 2018 (289)
  • August 2018 (273)
  • July 2018 (312)
  • June 2018 (266)
  • May 2018 (271)
  • April 2018 (271)
  • March 2018 (232)
  • February 2018 (259)
  • January 2018 (302)
  • December 2017 (289)
  • November 2017 (249)
  • October 2017 (307)
  • September 2017 (296)
  • August 2017 (305)
  • July 2017 (325)
  • June 2017 (278)
  • May 2017 (308)
  • April 2017 (296)
  • March 2017 (300)
  • February 2017 (281)
  • January 2017 (268)
  • December 2016 (314)
  • November 2016 (266)
  • October 2016 (318)
  • September 2016 (268)
  • August 2016 (293)
  • July 2016 (298)
  • June 2016 (221)
  • May 2016 (300)
  • April 2016 (310)
  • March 2016 (229)
  • February 2016 (290)
  • January 2016 (310)
  • December 2015 (298)
  • November 2015 (286)
  • October 2015 (285)
  • September 2015 (289)
  • August 2015 (299)
  • July 2015 (309)
  • June 2015 (309)
  • May 2015 (307)
  • April 2015 (288)
  • March 2015 (297)
  • February 2015 (199)
  • January 2015 (290)
  • December 2014 (311)
  • November 2014 (295)
  • October 2014 (309)
  • September 2014 (287)
  • August 2014 (306)
  • July 2014 (310)
  • June 2014 (230)
  • May 2014 (308)
  • April 2014 (305)
  • March 2014 (310)
  • February 2014 (273)
  • January 2014 (285)
  • December 2013 (306)
  • November 2013 (269)
  • October 2013 (300)
  • September 2013 (300)
  • August 2013 (302)
  • July 2013 (290)
  • June 2013 (305)
  • May 2013 (304)
  • April 2013 (302)
  • March 2013 (312)
  • February 2013 (279)
  • January 2013 (308)
  • December 2012 (307)
  • November 2012 (297)
  • October 2012 (311)
  • September 2012 (292)
  • August 2012 (15)
November 2026
M T W T F S S
« Oct    
 1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
30  

Presidentja e Kosovës Jahjaga viziton Shqipërinë

Sep 10, 2015 ~ Leave a Comment ~ Written by Alba-Dansk

Ilirian Agolli

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga zhvilloi sot vizitën e parë zyrtare në Tiranë me ftesë të presidentit të Shqipërisë Bujar Nishani në vazhdën e marrëdhënieve të ngushta midis të dy vendeve. Në një konferencë të përbashkët, Presidenti Nishani theksoi se midis Shqipërisë dhe Kosovës janë nënshkruar mbi 80 marrëveshje, që tani duhen zbatuar, për t’u bërë model i bashkëpunimit në rajon

Nga ana tjetër, zoti Nishani tha se Shqipëria mirëpriti bisedimet Kososvë-Serbi si dhe ngritjen e gjykatës Spaciale për të hetuar pretendimet për krime lufte në Kosovë.

“Shqipëria e mirëpriti dhe mbështeti krijimin e Gjykatës Speciale për hetimin e pretendimeve për krime lufte në Kosovë, duke vlerësuar se marrja e këtij vendimi ishte e vështirë por e duhura, pasi vetëm kështu mund të hidhen poshtë të gjitha pretendimet e ngritura. Asgjë dhe askush nuk e eklipson apo tjetërson dot luftën heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në përballjen me agresionin dhe gjenocidin çnjerëzor millosheviçian mbi baza etnike të ushtruar mbi popullin e Kosovës. Përpjekjen heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit të Kosovës e mbështetën fuqimisht SHBA-të, NATO, Bashkimi Europian dhe sot ky solidaritet mban emrin pavarësi” – tha presidenti Nishani.

Presidenti Nishani dhe Presidentja Jahjaga theksuan gadishmërinë e të dy vendeve për të bashkëpunuar me të gjithë vendet e rajonit në dobi të paqes, qëndrueshmërisë dhe zhvillimit ekonomik, duke mbështetur njëra-tjetrën dhe fqinjët në integrimet tyre euro-altantike, si Maqedonia, Mali i Zi dhe të tjerë. Zonja Jahjaga vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë gjatë ndërtimit të shtetit të Kosovës dhe tani me projekte të përbashkëta ekonomike dhe infrastrukturore.

“Ne kemi neojë të bashkëpunojmë më shumë dhe në shumë fusha. Kosova nuk ka burim tjetër më të afërt zhvillimi dhe mbështetje se sa Shqipëria. Duhet të bëjmë shumë më tepër në ekonomi, në shkollim dhe në integrime” – theksoi zonja Jahjaga.

Pas takimit me presidentin Nishani dhe përfaqësues të tjerë të shtetit shqiptar presidentja Jahjaga mbajti një fjalim në parlamentin e Shqipërisë, ku sërish theksoi ndihmën që vendi i saj ka marrë nga Shqipëria në procesin e integrimit euro-atlantik, në forcimin e institucioneve demokratike, shtimit të njohjeve ndërkombëtare dhe anëtarësimit në organizatat e ndryshme rajonale e ndërkombëtare.

Zonja Jahjaga tha se Shqipëria po e përkrah Kosovën në zhvillimin demokratik e shoqëror, ndërsa marrëdhëniet mes dy vendeve janë themelore për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e rajonit. Ajo vuri në dukje edhe bashkëpunimin mes të dy vendeve dhe partnerë të tjerë për të goditur ekstremzimat dhe terrozimin ndërkombëtar.

Presidentja Jahjaga u takua me autoritetet më të larta të shtetit shqiptar, Presidentin Nishani, kryetarin e parlamentit Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, të cilët vlerësuan lart këto marrëdhënie dhe u angazhuan për rritjen e bashkëpunimit dypalësh në shkëmbimet ekonomike, tregtare, në arsim, shëndetësi, infrastrukturë dhe çështje të tjera rajonale.

Presidentja e Kosovës Jahjaga viziton Shqipërinë

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e nderoi Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, duke i dorëzuar “Çelësin e Qytetit”, në një ceremoni, ku u diskutua për forcimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës.

Kështu Shqipëria dhe Kosova po ndërtojnë një bashkëpunim të ngushtë në shumë fusha me dobi të dyanshme.

Qeveritë e dy vendeve kanë zhvilluar mbledhje të përbashkëta dhe kanë në duar projekte dhe investime konkrete, ndërsa Shqipëria po ndihmon edhe procesin e njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Zeri i Amerikes

Posted in Lajme, Lajme nga Shqiperia
Twitter • Facebook • Delicious • StumbleUpon • E-mail
Similar posts
  • Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qa...
  • Ilir Meta – Nuk ka Europë dhe R...
  • NDËSHKIMI I NJË PEDAGOGEJE, MESAZH FR...
  • U nënshkrua akti i marrjes në shfrytë...
  • Ambasada e Shteteve të Bashkuara në T...
←
→

No Comments Yet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rubrika

  • Galeria
    • Foto
  • Home
  • About os
  • Aktivitete
  • Njoftime nga shoqata
  • Lajme
    • Lajme nga Diaspora
    • Lajme nga Kosova
    • Lajme nga Maqedonia
    • Lajme nga Shqiperia
    • Lajme nga bota
  • Turizem
  • Antaresimi
  • Per kontakt

Komentet

  • Alban Ahmeti on 22 vjeçarja shembull i Danimarkës‏
  • Leonora on Flamuari shqiptar valëvitet krenar në Venecia!
  • Leonora on Flamuari shqiptar valëvitet krenar në Venecia!
  • enver on Ambasadorë të komunitetit shqiptar në Danimarkë
  • Dashnor Kozaj on Lulet kanë ulur kokën në ballkonin e Vaçe Zelës‏

Lajmet e fundit

  • Horoskopi i datës 7 nëntor 2026
  • Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 12 masa administrative.
  • Ilir Meta – Nuk ka Europë dhe Regres-Raport, që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit nga Edi Rama.
  • NDËSHKIMI I NJË PEDAGOGEJE, MESAZH FRIKE PËR TË GJITHË
  • Sadetin Limani – Një shpjegim për Shkodrën lidhur mbi statusin tim në Fb drejtuar bashkëqytetarëve
  • U nënshkrua akti i marrjes në shfrytëzim i xhamisë së Tophanës
  • Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka prezantuar ambasadorin e ri amerikan në Shqipëri, Eric Wendt
  • U paraqit ne SPAK, syri meson arsyen e thirrjes se Ardit Gjebreas ne prokurorine e pasacme
  • Hungaria hap regjistrat e informatorëve. Çfarë kërkojnë në dosje historianët dhe qytetarët në Shqipëri?
  • Zëri më i fortë i Kongresit amerikan, Alexandria Ocasio Cortez kundër Ramës : Ndalni represionin e dhunshëm ndaj protestuesve

Meta

  • Log in
  • Entries RSS
  • Comments RSS
  • WordPress.org

Recent Posts

  • Horoskopi i datës 7 nëntor 2026
  • Tiranë/Bllokuan rrugën dhe penguan qarkullimin e automjeteve, gjatë tubimit të djeshëm, vendosen 12 masa administrative.
  • Ilir Meta – Nuk ka Europë dhe Regres-Raport, që mbulon korrupsionin dhe kapjen totale të shtetit nga Edi Rama.
  • NDËSHKIMI I NJË PEDAGOGEJE, MESAZH FRIKE PËR TË GJITHË
  • Sadetin Limani – Një shpjegim për Shkodrën lidhur mbi statusin tim në Fb drejtuar bashkëqytetarëve

Pure Line theme by Theme4Press  •  Powered by WordPress ALBA-DANSK  AMBASADORJA E KULTURES SHQIPTARE NE DANIMARKE