
Pjese e marreveshjes politike per dhenien fund te krizes politike ne Maqedoni eshte edhe Prokurori Special.Bukur!Ne opinionit u prezantua qe Prokurori Special do te merret me perbajtjen e te ashtuquajturave bomba te opozites.Bukur shume!
Mirepo,ne opinion asnjeri nga kater lideret politik te vendit nuk tha asgje pervec termit Prokuror Special,duke perjashtuar ketu liderin e opozites maqedonase i cili ne vazhdimesi thekson se Prokurori Special do te merret ne permbajtjen e te ashtuquajturave bomba te opozites.Sa mjafton ky sqarim per ta kuptuar qytetaret e ketij vendi se per cfar behet fjale e ne vecanti qytetaret shqiptare te cilet presin qe te trajtohen edhe dy nga rastet qe kane te bejn me shqiptaret sic jane rasti i Sopotit dhe ai i Monstres.
-Si pike e pare infrastruktura ligjore e shtetit te Maqedonise nuk parashef asnje mundesi per themelimin e nje Prokurori Special’;
-E dyta,koha qe deri me 15 shtator te zgjidhet Prokurori Special eshte teper e shkurter dhe e pamundur qe per nje periudh te tille kohore te perkatitet terren ligjor per nje gje te tille;
-E treta,cdo Prokurori e ciles do shkalle vepron prane nje Gjykate te shkalles se saje dhe tani shtrohet pyetja sa mund te jete efikase puna e nje Prokurori Special pa nje Gjykate Speciale;
-E katerta,Prokurori Special do merret vetem me permbajtjen e bombave te opozites maqedonase apo ne kompetenc te saje do te jete nje periudh e caktuar kohore,etj.
Keto dhe shume pyetje te tjera te pafundme ngelen pa pergjigje dhe tani cdo dite e me shume ne opinion e gjere me konkretisht ne opinionin shqiptare po krijohet mjegull dhe paqartesi e skajshme rreth punes se Prokurorit Special.
Ajo e cila me se shumti i mundon shqiptaret eshte clirimi nga barra e ngarkuar si terrorist ne te dyja rastet,ne rastin e Sopotit si terrorist shqiptare kunder forcave te NATO-se dhe ne rastin e dyte si terrorist shqiptare islamik dhe te dyja keto raste kane te bejne me ngarkimin e barres ndaj shqiptareve si terrorist kunder botes Perendimore,clirimi i shqiptareve nga kjo barre eshte me rendesi jetike prandaj interesimi i shqiptareve per fatin e dy rasteve ne fjale eshte jashtzakonisht i madhe,me i madhe se per cdo rast tjeter sadoqofte te rendesishme te jene ato.
Qytetaret shqiptare te Maqedonise perseri perball Prokurorit Special u gjeten ne nje situate nençmuese sepse perseri ngelem pa zerin tone te perfaqesimit dhe ne fund do marrim pergjigjen aq sa do kene interes per te na dhene pala maqedonase duke perfshi ketu ate politike dhe ate gjyqesore.
Qytetaret shqiptare edhe ne kete rast u tradhetuan nga perfaqesuesit e tyre politik sepse ashtu sic u treguan te paafte per te parandaluar inskenimin e ketyre rasteve dhe veshjen e barres ndaj shqiptareve si terrorist,ne te njejten kohe deshtuan ne mbrojtjen e qytetareve shqiptare nga denime te perjetshme pa fakte dhe prova edhe pse udheheqin disa vite me rradhe me Ministrin e Drejtesise dhe me zv/ministrin e Brendshem.
Kulmin e paaftesise se tyre e vulosen me qendrimet per krizen politike ne te cilen ndodhet shteti dhe mosinteresimi i tyre per clirimin e shqiptareve nga barra e terrorizmit.
Shkruan :Premtim Iseni
© 2015, SHQIPËRIA E BASHKUAR.


Leave a Reply