Pas miratimit të ndryshimeve kushtetuese nga ana e Kuvendit të Kosovës, gazetari Milaim Zeka ka publikuar katër emra të cilët sipas tij do të gjykohen nga Gjykata Speciale.
Zeka nuk është ndalur me kaq pasi ditën e sotme ka publikuar edhe një listë më të gjerë, në të cilën ka përmendur edhe emra të politikanëve të larta të Kosovës.
Në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Zeka shkruan: “Lista e cila është përpiluar ndaj atyre të cilët do të akuzohen për krime lufte, është mbajtur top sekret nga të gjithë vendorët, por edhe ndërkombëtarët, për arsyen e vetme se duke u nisur nga eksperiencat e hidhura të së kaluarës, askush nuk donte që ky proces të dështojë”.
Nga radhët e PDK-së:
Agim Çeku, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, si dhe ish-kryeministër i Kosovës.
Azem Syla, ish-komandant i UÇK-së.
Hashim Thaqi, drejtor në Drejtorinë Politike të UÇK-së. Kryetar i PDK-së, ish-kryeministër, dhe aktualisht ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.
Kadri Veseli, ish-shefi i Shërbimit Informativ Kombëtar të UÇK-së, aktualisht kryetar i Parlamentit të Kosovës, dhe nënkryetar i PDK-së, partisë më të madhe në vend.
Xhavit Haliti, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, përgjegjës për Shqipërinë dhe ndërlidhës i kësaj organizate me organizmat e ndryshme ndërkombëtare. Aktualisht, nënkryetar i Parlamentit të Kosovës.
Dr. Shaip Muja, ish-përgjegjës për Shëndetësinë pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, aktualisht deputet i pavarur në Parlamentin e Kosovës por që vjen nga radhët e PDK -së.
Ajvaz Berisha, komandant i njësive speciale të UÇK-së, profesor i Universitetit Publik.
Nga radhët e AAK-së:
Daut Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së, i akuzuar pas luftës për krime lufte ku ka vuajtur disa vite dënim me burg. Aktualisht, deputet i Parlamentit të Kosovës.
Blerim Kuqi, ish-komandant i UÇK-së, ish-kryetar Komune në Suharekë.
Lahi Ibrahimaj, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, i akuzuar nga Tribunali i Hagës, së bashku me Ramush Haradinaj. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.
Nga Vetëvendosja:
Rexhep Selimi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Aktualisht, deputet në Parlamentin e Kosovës.
Nga Partia Nisma:
Fatmir Limaj, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, ish-ministër në qeverinë e kaluar. Aktualisht kryetar i partisë Nisma dhe deputet në Parlamentin e Kosovës.
Bislim Zyrapi, ish-shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, të cilin e zëvendësoi Agim Çeku.
“Kjo është lista A, në listën B, do të akuzohen po ashtu komandant të rangut të lartë, kryesisht nga zona e Drenicës. Për të mos dëmtuar hetimet, listën do ta publikojmë më vonë”, shkruan gazetari Zeka.
Shekulli


Leave a Reply