
GazetaExpress
Milaim Zeka, gazetari dhe publicisti kosovar e ka sqaruar fotografinë që dje bëri bujë në rrjetet sociale dhe në mediat online.
Bëhet fjalë për një fotografi të shkrepur nga Avni Selmani, ku Zeka shihet ta ketë futur kokë ndërmjet këmbëve të bashkëshortes së tij.
Ja sqarimi i tij për foton “sensacionale”:
Tek po benin foto profesionale tek miku im, Avni Selmani, i thash fotografit te ma bente kete foto.
Dy mesazhe i ka kjo foto, për ata qe kane tru dhe mend ne koke.
E para: nuk ka ndjenje me e mire se sa me te hyp siper vetem Zoti dhe ata qe i don. Ne rastin konkret gruaja dhe femija.
Mesazhi i dyte: Boll na ka hype siper kjo klase politike, qe 16 vite, duke na rjepe Kosoven, e duke na vra dashurine dhe ardhmerine tone.
Qofsha perjete perfundi: Zotit, Atdheut, Gruas, femijeve, te dashureve te mi, dhe gjithe atyre njerezve qe kane tru dhe mend brenda trurit.



Leave a Reply